Elisa Spiropalit nuk i del e keqja! Socialistja nuk humbet rastin dhe çdo postim e urim e kthen në një mesazh të koduar me nuanca politike. Në një postim për Pashkën Ortodokse, Spiropali uroi besimtarët, me një mesazh për “më pak mllef, urrejtje dhe përçarje”, që tingëllon më shumë si reflektim i brendshëm sesa thjesht një urim sezonal.
“Në këtë Vigjilje të Pashkës Ortodokse, për njerëzit e vendit tonë të jashtëzakonshëm, uroj sa më pak mllef, mosmarrëveshje, hidhërim, makutëri, urrejtje, dhe sa më shumë mirëkuptim, liri, mbrothësi, punë dhe begati”, shkruan Spiropali.
Pas përplasjeve të fundit brenda PS, postimi i ish-ministres shkon përtej urimit tradicional, duke u lexuar si një mesazh për klimën e brendshme në mazhorancë. Kjo nuk është hera e parë që Spiropali ka hedhur shigjeta, me statuse dhe urime që “flasin mes rreshtash”, duke shtuar pikëpyetjet mbi tensione brenda partisë, sidomos në një moment kur emra të rëndësishëm të qeverisë si Balluku, janë në qendër të hetimeve nga SPAK.

