BallinaVendiKronikëStudio e tatuazheve e mbushur me armë dhe municion luftarak, arrestohet 44-vjeçari...

Studio e tatuazheve e mbushur me armë dhe municion luftarak, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

Publikuar më

spot_img
YouTube video player

Një operacion ka çuar në arrestimin në flagrancë të një 44-vjeçari, i cili dyshohet se posedonte armë dhe municion me qëllim trafikimin.

Bëhet fjalë për shtetasin V. R., banues në Durrës, i cili menaxhonte një studio tatuazhesh në lagjen nr. 4. Gjatë kontrollit të ushtruar nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Hetimin e Narkotikëve dhe Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, u sekuestruan:

1 armë zjarri pistoletë

1 armë zjarri kallashnikov

1 granatë dhe 2 krehra

Municion luftarak të kalibrave të ndryshëm

1 armë e ftohtë (dorezë metalike)

1 palë pranga si të Policisë

Mjete për pastrimin e armëve dhe 1 celular

Shtetasi V. R. dyshohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Artikujt e fundit

Pas paralajmërimit për rrezik sulmesh nga Irani, Antiterrori rrit praninë në institucionet diplomatike dhe MEK

Antiterrori ka rritur gatishmërinë në institucionet diplomatike në vendin tonë si dhe pranë MEK,...

“Partizani”/ Nis seanca në GJKKO, Berisha kërkon Edi Ramën si dëshmitar

Ka nisur seanca gjyqësore në ngarkim të Sali Berisha dhe të pandehurve të tjerë,...

“Një herë është në Bruksel, një herë është në Kosovë”/ Braçe kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë: Kjo gjë mos të ndodhë më

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, kritikoi në Kuvend mungesën e ministrit të Bujqësisë...

Më shumë