BallinaVendiEkonomiTaksat dhe tarifat vendore Tiranë 2026: Paguani në kohë për të shmangur...

Taksat dhe tarifat vendore Tiranë 2026: Paguani në kohë për të shmangur penalitetet

Publikuar më

spot_imgspot_img

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Tiranë (DPTTV) njofton se gjatë muajit Mars është përmbyllur procesi i gjenerimit dhe shpërndarjes së njoftimeve për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore për vitin tatimor 2026. Ky proces përfshin subjektet tregtare për detyrimet e biznesit, si dhe individët që janë pronarë të njësive tregtare për detyrimet e taksës mbi pasurinë e paluajtshme.

Njoftimet janë vënë në dispozicion edhe në mënyrë elektronike përmes platformës e-Albania, ku çdo taksapagues mund të konsultojë detyrimin përkatës në profilin e tij. Njëkohësisht, ato janë dërguar edhe me postë në adresat fizike të vetëdeklaruara nga taksapaguesit, për të garantuar informim të plotë.

DPTTV apelon që të gjithë taksapaguesit të kryejnë pagesat brenda afateve të përcaktuara ligjore për të shmangur penalitetet, kamatëvonesat dhe gjobat që mund të aplikohen në rast vonese.

Afati për pagesën e taksave dhe tarifave vendore për bizneset është 31 Maj 2026. Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme për pronarët e njësive tregtare, kështi i parë duhet të shlyhet deri më 20 Prill 2026, dhe kështi i dytë deri më 30 Qershor 2026.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore thekson angazhimin për të ofruar shërbim dhe asistencë për çdo taksapagues, duke ftuar qytetarët dhe bizneset që të verifikojnë në kohë detyrimet e tyre dhe të respektojnë afatet përkatëse.

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë