BallinaVendiKronikëTentuan të grabisin një argjendari në Pogradec, arrestohen 2 të rinj një...

Tentuan të grabisin një argjendari në Pogradec, arrestohen 2 të rinj një tjetër në hetim

Publikuar më

spot_img

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Argjendaria” për zbardhjen e një tentative vjedhjeje të ndodhur pak ditë më parë në një argjendari në Pogradec.

Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar në flagrancë dy të rinj, 23 dhe 22 vjeç, banues në Mamurras dhe Laç, të dyshuar për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.

Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe një 29-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer veprime për të penguar zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas hetimeve, autorët kanë tentuar të vjedhin një argjendari në pronësi të shtetasit L. A., duke dëmtuar qepenin dhe thyer xhamin e derës hyrëse, por nuk kanë arritur të marrin sende nga brenda.

Operacioni u realizua nga Komisariati i Policisë Pogradec në bashkëpunim me Policinë e Kurbinit, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Artikujt e fundit

PLAS NË PS/ Braçe kundër Ramës dhe Manastirliut, shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

Situata në Partinë Socialiste nuk ëhstë aspak e qetë, dhe kjo u vërtetua gjatë...

Kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta përpara

Sot ndryshon ora, duke shënuar kalimin në orës verore. Akrepat janë zhvendosur 60 minuta përpara,...

Horoskopi, 29 mars 2026

Dashi Një fjalë kyçe për ju është kompromisi. Keni qenë shumë kokëfortë në lidhje me...

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Elisa Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Mbledhja e grupit parlamentar të PS me ministrat ka prodhuar një përplasje mes Erjona...

Më shumë