BallinaVendiPolitikë“T’i hiqet mandati i vjedhur!”, Lefter Maliqi akuza KQZ: Po zvarrit procesin...

“T’i hiqet mandati i vjedhur!”, Lefter Maliqi akuza KQZ: Po zvarrit procesin për ‘Hajdarin e Kuçovës’. Kryebashkiaku duhej të ishte në pranga!

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zvarritje të procesit në lidhje me mandatin e kryebashkiakut aktual të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Nga ambientet e KQZ-së, Maliqi deklaroi se çështja për mandatin e Hajdarit, sipas tij, po vonohet padrejtësisht, pavarësisht vendimeve gjyqësore që ai pretendon se kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme në bazë të ligjit të dekriminalizimit.

Ai tha se dosja ka kaluar në disa shkallë gjyqësore dhe se, sipas tij, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendime që i hapin rrugë KQZ-së për të vepruar me urgjencë, për heqjen e mandatit të Hajdarit. Kandidati demokrat akuzoi gjithashtu kryebashkiakun Hajdari se mban “mandat të grabitur” dhe se, sipas tij, nuk është zbatuar ligji për dekriminalizimin, duke kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tij. Maliqi deklaroi se beteja e tij është si ligjore ashtu edhe morale, duke shtuar se synon që në të ardhmen qytetarët të marrin një zgjidhje përmes votës.

“Jam në KQZ. Si asnjëherë më parë, u bë 3 vjet në betejën ligjore dhe morale. Këtu keni vendimin e Gjykatës së Lartë të 4 shkurtit, dhe këtu ke kërkesën për vijimin me urgjencë të procedurës së pezulluar për mandatin e Kreshnik Hajdarit, kryebashkiak i Kuçovës, i dënuar nga SPAK me 9 muaj burg e 150 orë punë dhe nën hetim. Më vjen keq, të gjitha mediat e dhanë vendimin e Kolegjit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi vendimin e Administratives, për të t’ia rikthyer KQZ për të marrë një vendim me urgjencë për largimin nga detyra në bazë të ligjit të dekriminalizimit, të kryebashkiakut në detyrë, Hjadarit të famshëm, në mandatin e grabitur. Provat u shkatërruan nga vendi i krimit, ku u ndërruan 6 kuti. Edhe pse ishin pamjet filmike. KQZ nesër me urgjencë mbledhka në orën 1 një mbledhje të përshpejtuar një çështje tjetër, ndërkohë që për këtë çështje vazhdon zvarritjen. Unë kërkoj të fitoj moralisht, dhe e kam fituar betejën, pasi ligjërisht do ju kthej fitoren e merituar në 2027-ën qytetarëve të Kuçovës. Ai duhej të ishte shkarkuar. S’po kërkoj gjë tjetër, por dua të zbatohet ligji. Ne kërkojmë të shkarkohet Hajdari i famshëm i oligarkëve dhe i qeveritarëve. Është në karrige me mandat të grabitur. Jo vetëm për vjedhje të votave, por është i dënuar. E ka fshehur dënimin. Ai duhej të ishte shkarkuar me kohë nga KQZ dhe nga Këshilli i Ministrave. Unë kam fatin e madh që e kam mbiemrin “Maliq” dhe po bëj Maliqin, se s’dihet se një ditë ligji me maliqin bëhen një. Ai duhej të vejë në pranga. Qyteti është lënë në mesjetë.”, tha ai.

BurimiBalkanWeb

Artikujt e fundit

Arrestohet në Dhërmi Granit Pepnikaj, i shpallur në kërkim për mashtrim financiar përmes Call Center

Granit Pepnikaj është arrestuar nga Policia e Vlorës në Dhërmi, ku ndodhej i fshehur...

Mungon avokati i Veliajt, shtyhet sërish gjyqi me Ols Dadon në Gjykatën Administrative. Kryebashkiaku: Unë pa punë jam, kështu që…

I shoqëruar nga forcat e policisë, ka mbërritur vetëm para pak çastesh në ambientet...

Veliaj çon në gjyqin kundër Ols Dados vendimin e Kushtetueses: Evidentoi mangësi serioze kushtetuese se si është justifikuar kufizimi i lirisë sime

Në gjykatën Administrative në gjyqin kundër prokurorit Ols Dado, Erion Veliaj ka çuar me...

Gjyqi me prokurorin Ols Dado, Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative. Mungon avokati i tij

I shoqëruar nga forcat e policisë, ka mbërritur vetëm para pak çastesh në ambientet...

Më shumë