Aksidenti i ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë–Maliq, pranë fshatit Lumalas, ka përfunduar me pasoja tragjike.
Një prej të plagosurve, 45-vjeçari Krenar Çekici, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.
Viktima shërbente si efektiv policie në burgun e Drenovës dhe ishte ndër personat që u transportuan me urgjencë drejt spitalit pas përplasjes së fortë mes dy automjeteve.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa po shqyrtohen edhe dyshimet paraprake se një prej drejtuesve mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

