BallinaRajoni & BotaTragjike në Greqi/ I biri humbi jetën nga një aksident në Kretë,...

Tragjike në Greqi/ I biri humbi jetën nga një aksident në Kretë, babai ekzekuton autorin: Ky është përgjegjësi për vdekjen e djalit tim

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një 54-vjeçar në ishullin e Kretës, ka vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në zonën e Amoudaras, në Iraklio, për motive hakmarrjeje.

Sipas autoriteteve greke, autori i kishte zënë pritë të riut, duke i bllokuar rrugën me makinë dhe duke hapur zjarr teksa ai ndodhej ende brenda automjetit.

Viktima tentoi të largohej me vrap, por u ndoq nga agresori, i cili vijoi të qëllonte deri sa e la të vdekur në një ambient me dhoma me qira.

20-vjeçari u transportua në Spitalin Universitar të Iraklios, ku mjekët konfirmuan vdekjen e tij. Familjarët e viktimës ndodhen në gjendje shoku.

Menjëherë pas krimit, 54-vjeçari u vetëdorëzua në polici, duke pranuar autorësinë. Ai pritet të përballet me akuza të rënda.

Ngjarja lidhet me një aksident rrugor të ndodhur në vitin 2023, ku djali 17-vjeçar i autorit humbi jetën pas disa ditësh në spital. Prej asaj kohe, autori e konsideronte viktimën përgjegjëse për tragjedinë.

Hetimet kanë zbuluar edhe episode të mëparshme dhune. Ndërkohë, policia ka ndaluar edhe bashkëshorten e autorit, e cila dyshohet se ishte e pranishme në momentin e krimit dhe mund të ketë bashkëpunuar.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, në një rast që rikthen në vëmendje zinxhirin e hakmarrjes në Kretë.

spot_img
BurimiBalkanWeb

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë