BallinaVendiKronikëU arrestua për shtëpinë e barit në magazinën në Peqin, lirohet drejtori...

U arrestua për shtëpinë e barit në magazinën në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Lirohet drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.

Nga hetimet paraprake ka dyshime se Hasa nuk ka lidhje me 2 magazinat e kanabisit që u zbuluan në Peqin.

Ndërkohë hetimet do të vijojnë në gjendje të lirë për të, ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij. Hasa pasi u vetëdorëzua dje në polici, hodhi poshtë pretendimet e ngritura në njoftimin policor, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e paligjshme të zbuluar në godinë. Mësohet se ai ka pohuar se prej disa muajsh nuk kishte shkuar në atë objekt dhe se nuk ka pasur dijeni për atë që mund të ishte ushtruar aty.

Gjatë kontrolleve të ushtruara u zbuluan në bodrumin e një magazine dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin mbjellë rreth 4000 bimë kanabisi.

Zbulohet shtëpi bari në Peqin, në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës

Po ashtu u sekuestruan llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike, të cilat dyshohet se përdoreshin për mbajtjen në funksion të kësaj veprimtarie të paligjshme. Nga veprimet e para hetimore, Policia bëri me dije se objekti rezulton në pronësi të shtetasit Bilal Hasa, për të cilin fillimisht u shpall kërkimi.

Në kuadër të të njëjtit operacion, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, u shpall në kërkim edhe shtetasi me iniciale E. M., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit. Operacioni “Kurtaj” vijon nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa hetuesit po punojnë për të dokumentuar të gjithë skemën dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale çdo person të përfshirë.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...