BallinaVendiKronikëVIDEO/ Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, kapet me kallashnikov në tentativë për shitje

VIDEO/ Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, kapet me kallashnikov në tentativë për shitje

Publikuar më

spot_img

Tiranë/ Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Dark Trade”, duke goditur një tjetër rast të tentativës për shitje të armëve të zjarrit.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Pezë Helmës – Ndroq”, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H., 25 vjeç, banues në Kurbin, i cili lëvizte me automjet dhe dyshohet se po transportonte një armë zjarri për ta shitur.

Nga kontrolli në automjet, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri kallashnikov me municion luftarak.

Në vijim të hetimeve, është identifikuar edhe bashkëpunëtori i tij, shtetasi F. C., 19 vjeç, banues në fshatin Pezë, i cili është shpallur në kërkim. Policia po vijon punën për kapjen e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

YouTube video player

Artikujt e fundit

Ulen sërish çmimet e karburanteve në Shqipëri, ja sa do të shiten nga sot

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish uljen e çmimeve të karburanteve në mbledhjen e...

Pjesë e dosjes “Metamorfoza”/ Ekstradohet në Shqipëri Aleks Ndreka, pjesë e grupit kriminal dhe “siguruesi” i kushteve të vrasjes së tre personave

Është ekstraduar nga Italia 49-vjeçari Aleks Ndreka alias Aleks Deda, ndaj të cilit është...

Më shumë

Ulen sërish çmimet e karburanteve në Shqipëri, ja sa do të shiten nga sot

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish uljen e çmimeve të karburanteve në mbledhjen e...