BallinaVendiKronikëVideo/ Autorët e vrasjes në Balldren e fshehën makinën duke e mbuluar...

Video/ Autorët e vrasjes në Balldren e fshehën makinën duke e mbuluar me bar, e morën me qira në Rinas dhe i hoqën targat

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ky është një nga automjetet që përdorën autorët e vrasjes së dyfishë dy ditë më parë në Balldren të Lezhës.

Automjeti pa targa tip “Volkswagen Polo”, i cili u përdor nga autorët u gjet i mbuluar me bar në fshatin Torovicë.  Gjithashtu, janë gjetur dhe sekuestruar veshjet e autorëve, në momentin e kryerjes së krimit, si dhe një palë targa.

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja model 56, dhe nga këqyrja, rezultoi se automjeti ka të thyer xhamin e pasmë dhe trekëndëshat anësorë të dyerve.

Gjithashtu, në oborrin e banesës së shtetasit Besnik Kolndreu u gjet një automjet identik me automjetin e parë, në pronësi të tij,  por me targa.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi F. M. ka marrë automjetin tip “Volkswagen Polo” (të cilin motra e tij e kishte marrë me qira, në Rinas), i ka hequr targat dhe në bashkëpunim me njërin nga 2 shtetasit e shpallur në kërkim, e kanë përdorur për t’i prerë rrugën dhe për të qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit K. M. dhe G. M.. Pas krimit, e ka çuar automjetin, në banesën e shtetasit B. K., dhe e ka fshehur duke e mbuluar me bar, me qëllim humbjen e gjurmëve, gjithashtu me pretendimin se automjetin e tij, shtetasi B. K. e kishte identik dhe të rregullt.

Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi B. K., 22 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për babanë e 22-vjeçarit, shtetasin N. K., 79 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në terren, për lokalizmin dhe kapjen e autorëve, si dhe të shtetasit të shpallur në kërkim mesditën e sotme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

YouTube video player
spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë