BallinaVendiKronikëVIDEO/ Operacion antidrogë në Berat: Goditet grupi kriminal, 3 në pranga dhe...

VIDEO/ Operacion antidrogë në Berat: Goditet grupi kriminal, 3 në pranga dhe 1 në arrest shtëpie

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një operacion antidrogë i zhvilluar pas një hetimi 6-mujor ka çuar në goditjen e një grupi kriminal që vepronte në qytetin e Beratit. Aksioni, i koduar “Prova”, u finalizua nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit dhe forcat operacionale.

Sipas burimeve zyrtare, katër persona ishin përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike të forta, kryesisht kokainë, të cilën e shpërndanin në doza në zona të ndryshme të qytetit.

Njoftimi i plotë

Berat/Si rezultat i një hetimi 6-mujor, finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Prova”.

Goditet një grup kriminal që shiste droga të forta, në Berat.

Vihen në pranga 3 pjesëtarë të grupit.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër pjesëtar.

Sekuestrohen sasi lënde narkotike Kokainë, 7 celularë dhe 1 automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i një hetimi të kryer për 6 muaj, në koordinim me Prokurorinë e Beratit, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve, të cilët në mënyrë të organizuar, shitnin droga të forta, në doza, në Berat, finalizuan operacionin e koduar “Prova”.

Në kuadër të këtij operacioni, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, u ekzekutuan në bashkëpunim me forcat e posaçme Operacionale dhe “Shqiponja”:
-masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit S. S., 46 vjeç, A. A., 30 vjeç dhe T. B., 38 vjeç;
-masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin K. S., 18 vjeç, të gjithë banues në lagjen “Çlirim”.

Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se 4 shtetasit siguronin dhe shitnin në doza, lëndë narkotike (kryesisht Kokainë), në lagje të ndryshme të qytetit.
Nga kontrollet e kryera në banesat e tyre, si dhe në automjetin e 46-vjeçarit, u gjet sasi lënde narkotike Kokainë e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Operacion antidrogë në Berat Goditet grupi kriminal, 3 në pranga dhe 1 në arrest shtëpie
spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...