BallinaRajoni & BotaZbulohen regjistrat sekretë të “El Mencho”: pagesa për policë dhe rrjetin kriminal

Zbulohen regjistrat sekretë të “El Mencho”: pagesa për policë dhe rrjetin kriminal

Publikuar më

spot_img

Dokumente të detajuara financiare që i përkasin kartelit meksikan CJNG (Jalisco New Generation Cartel) janë zbuluar në një nga kabinat ku fshihej lideri i organizatës kriminale, i njohur si “El Mencho”.

Në këto regjistra kontabël janë evidentuar të ardhurat dhe shpenzimet e kartelit, duke përfshirë fitimet nga trafiku i drogës, pagat për informatorët e rrjetit (të njohur si halcones), pagesat për vrasësit me pagesë (sicarios) si dhe ryshfetet e dyshuara për zyrtarë, policë dhe ushtarakë.

Dokumentet, të cilat në qarqet kriminale njihen si “narconómina”, përmbajnë lista të detajuara pagesash mujore dhe shpenzime të ndryshme operative. Mes tyre përfshihen shpenzimet për karburant, pagesat për shërbime të hakerëve dhe kontrollet mbi shitjen e drogave si kristal (methamphetamine), marihuanë dhe fentanil.

Regjistrat përmbajnë gjithashtu emrat e operatorëve dhe drejtuesve rajonalë të kartelit, duke zbuluar mënyrën se si organizata menaxhon rrjetin e saj kriminal dhe financat në zona të ndryshme.

Sipas të dhënave të publikuara, vetëm gjatë dhjetorit 2025, karteli kishte regjistruar të ardhura prej 8 milionë e 781 mijë pesos nga aktivitetet e tij në Tapalpa dhe zonat përreth.

Në të njëjtat dokumente përmenden edhe pagesa për autoritete lokale, të cilat sipas raportimeve përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të sigurisë në disa nivele bashkiake.

Zbulimi i këtyre regjistrave hedh dritë mbi mënyrën e funksionimit financiar të një prej karteleve më të fuqishme të drogës në Meksikë dhe mbi rrjetin e gjerë të bashkëpunëtorëve që mbështesin aktivitetet e tij kriminale.

Artikujt e fundit

Plagosja në Sauk! Policia njoftim zyrtar: Turku 39-vjeçar paraqitet i plagosur në spital, nisin kërkimet për autorin

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e...

Universiteti “Aleksandër Moisiu” nderon dy nipërit e aktorit me famë evropiane, Nicolas dhe Oliver Beggruen

Universiteti “Aleksandër Moisiu” nderon dy nipërit e aktorit me famë evropiane Aleksandër Moisiut, mendimtarin...

Pas Kroacisë, edhe Hungaria vendos mbrojtje të çmimit të karburanteve për shkak të luftës në Lindjen e Mesme

Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha sot se vendi do të zbatojë kufizime në çmimet...

IKMT shton inspektimet në kantiere ndërtimi, u lë 10 ditë afat subjekteve të marrin masa

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), përmes Drejtorisë së Inspektimit të Territorit dhe...

Më shumë