Një kamion i zjarrfikësve është marrë nga protestuesit dhe është vendosur para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, gjatë protestës që po zhvillohet në Prishtinë.
Automjeti kishte mbërritur në zonën ku ndodheshin protestuesit, por më pas ata morën kontrollin e tij dhe e zhvendosën përpara hyrjes së Kuvendit.
Në zonë ndodhen forca të Njësisë Speciale, protestues dhe mjete të zjarrfikësve, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar.



