BallinaVendiAktualitet“Qielli” u bë “gjellë”/ Kërkesa për referendum për kullën te Parku Rinia...

“Qielli” u bë “gjellë”/ Kërkesa për referendum për kullën te Parku Rinia mbërrin në KQZ plot gabime drejtshkrimore

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kërkojnë referendum kundër një “qiellgërvishtëseje”, por në kërkesën zyrtare fjala “qiellgërvishtëse” nuk ekziston.

Në vend të saj është shkruar “gjellgevtehtese”: “qiell” është kthyer në “gjell”, ndërsa pjesa tjetër e fjalës vështirë se mund të deshifrohet. Është vetëm një prej gabimeve të shumta drejtshkrimore në dokumentin që komiteti nismëtar ka depozituar në KQZ për kullën në Parkun Rinia.

Kërkesa është protokolluar në KQZ më 5 tetor 2026 dhe shoqërohet me firmat e 26 anëtarëve të komitetit nismëtar.
26 firmëtarët e tij ndoshta nuk kanë lexuar kërkesën që kanë firmosur, ku pothuajse në të gjithë tekstin mungon shkronja “ë”

Madje dhe pyetja që propozohet për referendumin është shkruar pa “ë”-të:

“A jeni dakord qe te ndertohet nje kulle tek Parku Rinia?”

Sipas rregullave të drejtshkrimit të shqipes duhet të ishte shkruar: “A jeni dakord që të ndërtohet një kullë te Parku Rinia?”

Gabimet vijojnë deri në fund të dokumentit.

Mes 26 firmëtarëve ka edhe emra të njohur publikë dhe persona të angazhuar në strukturat e Partisë Demokratike, mes tyre Adriana Kalaja, Agron Kuliçaj, Ledio Nuraj, Bujar Vukaj, Arben Ibroja, Gazmend Sallaku, Ylli Subashi, Jamarbër Malltezi dhe Nikolin Çali.

Kur këto gabime shfaqen në një dokument zyrtar, të hartuar për t’iu drejtuar një institucioni shtetëror si KQZ, çështja nuk mbetet vetëm te një “ë” e munguar apo disa fjalë të shkruara gabim. Ajo ngre edhe pikëpyetje për seriozitetin me të cilin hartohen dhe kontrollohen kërkesa të tilla.

spot_img

Artikujt e fundit

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

Një 12-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme në një spital në Tiranë. Sipas të...

Protestuesit marrin kamionin e zjarrfikësve dhe e vendosin para Kuvendit të Kosovës

Një kamion i zjarrfikësve është marrë nga protestuesit dhe është vendosur para hyrjes së...

Tensione të forta në Prishtinë, protestuesit bllokojnë Kuvendin pas dështimit Kurti–Hamza

Protesta para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës u përshkallëzua në tensione të forta gjatë...

Takimi në Kryeministri me përfaqësinë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Rama publikon pamjet

Kryeministri Rama ka ndarë pamjet nga takimi me përfaqësinë e Kongresit të Shteteve të...

Më shumë