BallinaSportGranit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Publikuar më

spot_imgspot_img

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës false të vaksinimit kundër COVID-19.

Kapiteni i Zvicrës bëri të ditur vendimin përmes një postimi në “Story” në Instagram, ku shpjegoi se është dënuar për marrjen e një certifikimi të rremë me një gjobë me kusht prej 50 kuotash ditore, me vlerë 3000 franga secila. Në total, bëhet fjalë për një shumë prej 150 mijë frangash apo rreth 14.75 milionë lekë.

Megjithatë, bëhet fjalë për një dënim me kusht. Xhaka nuk do ta paguajë këtë shumë nëse nuk kryen një tjetër shkelje gjatë periudhës së provës prej dy vitesh. Shpenzimet e procedurës, sipas tij, janë paguar tashmë.

“Disa javë më parë u deklarova personalisht këtu dhe thashë se do të marr përgjegjësinë për vendimin tim. Unë qëndroj pas kësaj. Pasi dëshmova plotësisht në Prokurorinë Publike, tani është marrë vendimi”, shkruan Xhaka. Ai shton se e pranon vendimin dhe merr përgjegjësinë për të.

“Përmes një urdhri penal, unë u dënova për marrjen e rreme të një certifikimi fals me një gjobë me kusht prej 50 kuotash ditore nga 3000 franga, me një periudhë me kusht prej dy vitesh. Kjo do të thotë se dënimi nuk do të ekzekutohet nëse nuk bëj asnjë shkelje gjatë kësaj kohe”, shpjegon kapiteni i Zvicrës. Në fund, Xhaka falënderoi edhe të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe mbështetëse gjatë javëve të fundit. “Unë e pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë. Ju falënderoj për mesazhet e shumta mbështetëse gjatë javëve të fundit. Ato do të thonë shumë për mua”, përfundon ai.

spot_img

Artikujt e fundit

Aksident në Lushnjë, automjeti kthehet përmbys, dyshohet se shoferi ishte me shpejtësi të madhe

Aksident në afërsi të rreth-rrotullimit, në bypass-in e autostradës në Lushnje. Një automjet tip Ford...

ALARM nga Mbrojtja Civile/ “Kujdes” nga reshjet e forta, 3 qarqe rrezikohen nga përmbytjet

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë me një njoftim zyrtar këtë të enjte,...

Jo vetëm Ardi Veliut dhe Aleks Markut, SPAK i ka sekuestruar telefonin edhe Ardit Hysës, sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e ish-drejtorit juridik të Kayo-s, Ardit Hysa, aktualisht sekretar...

Partia Demokratike e kënaqur me aksionin sot në protestë, zbulohet mesazhi i mbërritur në strukturat e PD: Ishim shumë mirë, por…

Partia Demokratike është e kënaqur me aksionin e sot në protestën jashtë ambienteve të...

Më shumë