Protestuesit kanë mësyrë në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Pasi shkatërruan Piramidën, ka nisur përplasja para kryeministrisë, teksa një pjesë e protestuesve janë përballur në një betejë frontale me policinë.
Në një video, dhjetëra policë shihet të bëhen bashkë për t’i bërë ballë sulmit të protestuesve.
Këta të fundit refuzojnë përballjen dhe njëri prej tyre shihet të japë urdhër të tërhiqen dhe të zhvendosen në një tjetër lokacion.



