BallinaVendiAktualitetPërshkallëzohet protesta në Durrës, studentët ndezin zjarre para Bashkisë

Përshkallëzohet protesta në Durrës, studentët ndezin zjarre para Bashkisë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve është përshkallëzuar edhe në Durrës, ku të rinjtë nuk janë mjaftuar vetëm me bojkotimin e mësimit, por kanë dalë në rrugët e qytetit, duke protestuar para institucioneve vendore.

Sipas raportimeve paraprake, protestuesit kanë ndezur zjarr përpara godinës së Bashkisë së Durrësit, duke përdorur edhe flamuj të shkulur nga instalimet e Bienales.

Gjithashtu, raportohet se disa kazanë mbeturinash janë përfshirë nga flakët, ndërsa janë dëmtuar edhe tabela reklamuese në qytet.

Gjatë protestës, të rinjtë kanë vijuar thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke iu bashkuar kërkesave të protestuesve në Tiranë.

Ndërkohë, në kryeqytet, protesta ka hyrë në ditën e tretë dhe është shoqëruar me tensione pranë Ministrisë së Arsimit. Studentë dhe gjimnazistë kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, duke shkaktuar ndërprerje të qarkullimit të automjeteve në disa akse rrugore.

Situata në të dy qytetet mbetet e tensionuar, ndërsa ende nuk ka një bilanc zyrtar të dëmeve materiale apo të personave të lënduar.

spot_img

Artikujt e fundit

Protesta e përshkallëzuar në Tiranë, reagon Rama: Nuk do të jap dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht protestave të përshkallëzuara që kanë...

Përballje frontale mes policisë dhe protestuesve pas Piramidës, efektivët tërhiqen pas për t’i rezistuar sulmeve

Protestuesit kanë mësyrë në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Pasi shkatërruan Piramidën, ka nisur...

Protestuesit pushtojnë Ministrinë e Financave, policët mbeten të bllokuar brenda

Situata është tensionuar më tej pranë Ministrisë së Financave, ku protestuesit kanë tentuar të...

Thyhet Ministria e Financave, shpërthehet dera dhe nxirren orenditë jashtë

Situata është përshkallëzuar edhe pranë Ministrisë së Financave, ku protestuesit kanë thyer hyrjen e...

Më shumë