BallinaVendiSocialeSamanta ngel në klasë politikanët dhe analistët

Samanta ngel në klasë politikanët dhe analistët

Publikuar më

spot_imgspot_img

Shenim nga Albania Today

Studentja 22 vjeçare u bë virale me dëshminë para kamerave sepse ishte e vërtetë. Samanta nuk kishte atë qëllim. Ajo nuk donte të kapte klikime siç bëjnë çdo ditë politikanët dhe analistët nëpër studio. Por e rrëmbeu gjithë vemendjen e publikut dhe pushtoi zemrat e audiencës fare thjesht, pa slogane, pa parulla, pa strategji, pa kalkulime.

Tha të vërtetën bruto, pa komplekse. Ndaj ajo u bë simboli i protestës dhe i rinisë. Më vonë atë ditë, ajo e përsëriti leksionin në studion e Opinion. Politikanët dhe analistët e përhershëm ishin rreshtuar para saj, dhe diferenca ishte shumë e qartë. E pamësuar, hera e parë që ajo shkelte në një ambjent të tillë të rreptë e aspak komod, e megjithatë ja doli të vendosë rendin, të imponohet.

Sepse ishte sërish e vërtetë dhe rrëfeu çfarë ndjen e mendon. Por gjithashtu, nxori zbuluar ata që pretendojnë se përfaqësojnë mendimin dhe ata që pretendojnë të udhëheqin. Dukej qartë se asnjëri nga paneli nuk e dinte jetën e një studenti, vështirësitë e përditshme, sakrificat e një familje të ndarë nga emigrimi, hallet e mëdha për të mbyllur muajin.

Yjet tona të ekranit nuk e kanë idenë e realitetit, ata shpesh kanë agjendë dhe jo rrallë tjerrin llafe kot. Ndaj dhe në protestë përveç revoltës ndaj qeverisë, dëgjojmë shpesh dhe pakënaqësi ndaj studiove./A.T

spot_img

Artikujt e fundit

Lufta e brendshme në PS ka zbritur në bulevard? Pse Berati dhe Fieri mbeten jashtë protestave?

Ndërsa protestat e të rinjve janë raportuar në disa qytete të Shqipërisë, mungesa e...

Policia i “vë” sërish flakën Tiranës, gjimnazisti dhunohet barbarisht gjatë protestës

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë po vijon ende, por qetësia e mëngjesit...

Konflikt interesi në gjykimin e protestuesve, bashkëshorti i gjyqtares efektiv i Operacionales

Dyshime për konflikt interesi janë ngritur ndaj gjyqtares Amarilda Sulaj, e cila u përzgjodh...

Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, i kapen fishekzjarrë me vlerë 40 mijë euro, dyshohet se do ua shiste protestuesve

Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi në banesën e tij janë zbuluar 344...

Më shumë