BallinaVendiAktualitetPolicia arreston 11 persona, mes tyre dy të mitur. Ndalohet edhe 33-vjeçari...

Policia arreston 11 persona, mes tyre dy të mitur. Ndalohet edhe 33-vjeçari për sulmin ndaj Komisariatit nr.3

Publikuar më

spot_imgspot_img

Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona, mes tyre edhe dy të mitur, si dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 7 të tjerë, në vijim të hetimeve për aktet e dhunës gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet.

Ndërkohë, është ndaluar edhe një 33-vjeçar, i dyshuar për dëmtimin e ambienteve të Komisariatit nr. 3 gjatë protestave të ditëve të fundit, ku mbetën të dëmtuar 10 punonjës policie.

“Tiranë. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar dje:

\- u arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 29 vjeç, G. K., 24 vjeç, F. B., 19 vjeç, E. B., 23 vjeç, S. D., 52 vjeç, E. B., 27 vjeç, A. D., 23 vjeç, L. Z., 18 vjeç dhe E. B., 20 vjeç, si dhe dy shtetas të mitur;

\- u proceduan në gjendje të lirë 7 shtetas.

Ndërkohë, në vijim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, për identifikimin dhe kapjen e personave që sulmuan punonjësit e Policisë dhe godinën e Komisariatit të Policisë Nr. 3 me lëndë piroteknike, gurë e bomba molotov, duke shkaktuar zjarr dhe dëmtime në godinën e Komisariatit, si dhe duke dëmtuar 10 punonjës policie, u identifikua dhe u ndalua shtetasi E. K., 33 vjeç, i cili dyshohet se gjatë tubimit, tri ditë më parë, ka dëmtuar me sende të forta ambientet e këtij komisariati.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë të rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

spot_img

Artikujt e fundit

“Jemi miq me Izraelin, por edhe me Katarin e Turqinë”, kryeministri Rama: U provokua një tjetër 21 janar, sulmuan bankat për të krijuar panik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me drejtuesit e bankave të nivelit të...

Detajet nga vrasja e 46-vjeçarit në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 46-vjeçarit Ismet Habili, i cili...

“Kam kokore biçiklete, për çfarë më…?”,  policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një person

Policia ka kryer kontrolle mbrëmjen e sotme brenda ambienteve të lokalit te ‘Tajvani’. Në pamjet...

Më shumë

“Jemi miq me Izraelin, por edhe me Katarin e Turqinë”, kryeministri Rama: U provokua një tjetër 21 janar, sulmuan bankat për të krijuar panik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me drejtuesit e bankave të nivelit të...

Detajet nga vrasja e 46-vjeçarit në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 46-vjeçarit Ismet Habili, i cili...