BallinaVendiKronikëBelinda Balluku në SPAK, i komunikohet vendimi për mbylljen e hetimeve

Belinda Balluku në SPAK, i komunikohet vendimi për mbylljen e hetimeve

Publikuar më

spot_imgspot_img

Tetë ditë nga komunikimi i akuzave, ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u kthye sërish në SPAK.

Së bashku me avokatin, ish-funksionarja, aktualisht vetëm deputete e parlamentit, u njoh me mbylljen e hetimeve që zgjatën një vit dhe që, siç kuptohet, Balluku do të dalë para Gjykatës Antikorrupsion vetëm me masën e ndalimit për të dalë nga Shqipëria dhe atë të pezullimit nga detyra, shpallur në 2025.

Balluku është zyrtarisht nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera në nëntë raste, korrupsion në dy raste, fshehje të dy vilave aktualisht nën sekuestrim dhe pastrim parash në dy raste.

Gjatë komunikimit të mbylljes së hetimeve, ish-zëvendëskryeministrja nuk ka dhënë shpjegime, ndonëse shoqërohej nga avokati i saj.

Më 20 tetor, që ishte dita e fundit e hetimeve të zgjatura, SPAK i komunikoi akuzat Ballukut dhe, së bashku me dyshimet ndaj saj, që flasin për abuzime me tenderat për rrugë, tunelin e Llogarasë, rikonstruksionin e godinës së Albcontrol.

Bashkë me akuzat, edhe zgjatje e hetimeve dhe gjatë këtyre ditëve SPAK thirri në godinën e qelqtë ish-zyrtarët e rrugëve, Gentian Gjyli, Erald Elezi, biznesmenë e nëpunës të Ministrisë së Infrastrukturës e Energjitikës, që gjatë zhvillimit të tenderave ishin vartës të ish-ministres.

Po ashtu, në SPAK ishin edhe të afërm të ish-zv.kryeministres, si Lorela Reçi, gjithashtu lidhje e biznesmenit Arbër Abazi, një nga biznesmenët e përdorur në skemën e dyshuar të porosisë së një vile. Pasi të përfundojë komunikimi i mbylljes së hetimeve për të gjithë të pandehurit, do të nisë numërimi i afatit dhjetëditor, kohë brenda së cilës të akuzuarit do të dorëzojnë pretendimet e tyre përpara se dosja t’i dorëzohet gjykatës.

spot_img

Artikujt e fundit

U gjet pa shenja jete në apartamentin e marrë me qira në Durrës, del foto e turistes 25-vjeçare

Kjo është turistja 25-vjeçare, e cila ndërroi jetë disa ditë më parë në Durrës....

Protestat “ndezin” vendin, çfarë do të ndodhë të enjten në orën 10:00? Zbardhet vendimi i Kuvendit

Në një kohë kur vendi po përballet me protesta studentore dhe tensione, Kuvendi i...

Paketa fiskale, reagon Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar për paketën fiskale 2027, duke thënë se...

Më shumë

U gjet pa shenja jete në apartamentin e marrë me qira në Durrës, del foto e turistes 25-vjeçare

Kjo është turistja 25-vjeçare, e cila ndërroi jetë disa ditë më parë në Durrës....

Protestat “ndezin” vendin, çfarë do të ndodhë të enjten në orën 10:00? Zbardhet vendimi i Kuvendit

Në një kohë kur vendi po përballet me protesta studentore dhe tensione, Kuvendi i...