Në të njëjtën ditë ndodhen dy ngjarje që konfirmuan edhe një herë se kush i luan fijet në Tiranë. Protestat masive sollën një lëkundje jo tē vogël të qeverisë, të krediteve të saj dhe ishin ndoshta turbulenca mē e madhe për Edi Ramën.
Pikërisht, në kohë të tilla të vēshtira lind nevoja pēr të demonstruar forcë e për të bërë shembuj, sidomos mes radhëve të tua. Kjo ka ndodhur gjithnjë nē histori, që nga Faraonët e kendej. Eshte bërë manifestimi i pushtetit brenda oborrit si fillim.
Erion Veliaj që leshoi një mesazh për Edi Ramën, duke përshendetur triumfin e studentëve në Serbi, u internua në burgun e Fierit. Edhe në Durrës ishte në qeli, po ndoshta në kushte komode dhe më afër bashkëpunëtorëve. Kryebashkiaku mori mesazhin që ka edhe më keq.
Në të njëjtën ditë, Belinda Balluku edhe pse u njoh me mbylljen e hetimeve dhe me 5 akuza të rënda, hyri dhe doli e lirë nga SPAK.
Në ditët aspak të lehta të revoltës, ajo besohet se ka qendruar shumë afër Edi Ramēs. Paprekshmëria e saj është sërish mesazh. Jo se nuk dihej. Por herë pas here, ata që janë në krye duhet ta tregojnë, ta konfirmojnë, me akte konkrete, se kush i luan fijet në qytet.



