BallinaRajoni & BotaTragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima...

Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një situatë alarmante është regjistruar në Kapadokia të Turqisë mesditën e së enjtes, pasi një nga formacionet shkëmbore karakteristike të zonës, të njohura si “oxhaqet e zanave”, u shemb në hyrje të muzeut në natyrë të Goremes.

Sipas informacioneve të mediave turke, nga shembja ka viktima dhe të plagosur, por deri më tani nuk është bërë i ditur numri i saktë i tyre apo shkalla e rëndësisë së plagëve të të lënduarve.

Në raportimet e para, guvernatori i zonës foli për të paktën dy viktima dhe një të plagosur.

“Ne kemi nxjerrë trupat e pajetë të dy personave që humbën jetën për shkak të rënies së shkëmbinjve, si pasojë e një rrëshqitjeje dheu. Një të plagosur e kemi transportuar në spital për trajtim. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në vendngjarje”, deklaroi ai.

Në vendngjarje janë dërguar ekipe të shumta shpëtimi dhe ambulanca, ndërsa operacionet e shërbimeve të emergjencës vijojnë. Shkaqet e shembjes ende nuk janë sqaruar.

Shembja ndodhi në një ditë me fluks të lartë vizitorësh, pasi e enjtja është festë kombëtare në Turqi, me rastin e përvjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë.

Shumë qytetarë kishin zgjedhur ta shfrytëzonin ditën e pushimit për të udhëtuar drejt Kapadokias, ku muzeu në natyrë i Goremes është një nga atraksionet më të rëndësishme turistike të zonës.

Formacionet karakteristike shkëmbore të Kapadokias, të njohura si “oxhaqet e zanave”, janë krijuar nga erozioni i shkëmbinjve vullkanikë gjatë mijëra viteve.

Goreme është i njohur ndërkombëtarisht për këto formacione, si dhe për kishat dhe manastiret historike të gdhendura në shkëmbinj. Zona është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

View this post on Instagram

A post shared by AlbaniaToday Media (@albaniatodaynews)

spot_img

Artikujt e fundit

Kaosi në Kuvend, deputetët e PD hedhin sende drejt ramës, Kryeministri largohet pas votimit për projektiligjin për Bankën e Shqipërisë

Kaosi në Kuvend, deputetët e PD hedhin sende drejt ramës, Kryeministri largohet pas votimit...

Ndërpriten diskutimet, Kuvendi kalon direkt në votim, deputetët e PD ndezin tymuese dhe flakadanë

Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione, pasi diskutimet janë ndërprerë dhe është...

Erion Veliaj u transferua papritur nga Durrësi, nëna e kryebashkiakut shkon në burgun e Fierit, kërkon takim me të

Shqiponja Veliaj, nënë a e kryebashkiakut socialist Erion Veliaj, ka mbërritur paraditen e kësaj...

Edi Rama bën realitet Regjistrin Elektronik, Policia Kufitare do të ndalojë qytetarët që kanë marrë pjesë në protesta të dalin nga Shqipëria 

Këshilli i Ministrave ka miratuar ngritjen e regjistrit të posaçëm elektronik të personave të...

Më shumë