BallinaEditorialShënim i Albania Today/ Studentët shqiptarë që ndanë pushtetin pa e fituar

Shënim i Albania Today/ Studentët shqiptarë që ndanë pushtetin pa e fituar

Publikuar më

spot_imgspot_img

Në Beograd, studentët fituan zgjedhjet. Në Tiranë, studentët po humbasin sheshin.

Të dielën, më 25 tetor, Lista Studentore në Serbi mori rreth 52.7% të votave dhe Aleksandar Vuçiç pranoi humbjen në televizion. Pas dy vjetësh protestash, studentët serbë e mbyllën ciklin te kutia e votimit. Në Tiranë, kjo fitore duhej të ishte karburant. U bë frenë.

Katër ditë më vonë, në ditën e 17-të të protestës, para Ministrisë së Arsimit protestonin rreth dhjetë veta. Lëvizja që dy javë më parë mbushte Rrugën e Durrësit, sot nuk mbush dot një trotuar.

Lista karagjoze

Të nesërmen e zgjedhjeve serbe, energjia e sheshit u zhvendos në telefon. Çdo faqe në Facebook dhe Instagram nxori listën e vet: kush hyn, kush drejton, kush e meriton, gjithçka me votim me një klik. Emrat e mëngjesit ishin “të shitur” deri në darkë. Shokët e sheshit u bënë armiq. Lëvizja kishte më shumë kandidatë sesa protestues. Postet u ndanë para se të fitohej qoftë edhe një votë.

Fryti, jo fara

Studentët serbë nuk filluan me listë. Filluan me bllokada fakultetesh, me plenume ku vendimet merreshin me votë dhe pa asnjë lider që mund të blihej apo të sulmohej. Lista erdhi vetëm pas dy vjetësh, kur lëvizja ishte aq e bashkuar sa kandidatët i zgjodhën plenumet, jo likët. Ishte fryti i punës, jo fara e saj.

Kush fiton

Sheshi bosh është lajmi më i mirë për qeverinë. Kryeministrit i mjafton të presë sa lëvizja të konsumohet nga brenda, ndërsa miraton gjoba deri në 500 mijë lekë për protestuesit dhe nxjerr karrige “dialogu” para Kryeministrisë. Kërkesat për tarifat dhe arsimin kanë rënë nga debati. Të gjithë flasin për emra, ndërsa ata që ende besojnë te protesta po largohen, të lodhur nga sherret.

Mësimi i Beogradit nuk ishte lista. Ishte uniteti para ambicies. Studentët serbë së pari ndërtuan asamble ku askush nuk u bë yll, dhe vetëm pastaj menduan për emra. Në Tiranë u ndoq rruga e kundërt, dhe rezultati shihet sot para Ministrisë. Nëse nis nga pyetja e fundit, nuk arrin kurrë te përgjigjja.

spot_img

Artikujt e fundit

Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur

Një situatë alarmante është regjistruar në Kapadokia të Turqisë mesditën e së enjtes, pasi...

Kaosi në Kuvend, deputetët e PD hedhin sende drejt ramës, Kryeministri largohet pas votimit për projektiligjin për Bankën e Shqipërisë

Kaosi në Kuvend, deputetët e PD hedhin sende drejt ramës, Kryeministri largohet pas votimit...

Ndërpriten diskutimet, Kuvendi kalon direkt në votim, deputetët e PD ndezin tymuese dhe flakadanë

Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione, pasi diskutimet janë ndërprerë dhe është...

Erion Veliaj u transferua papritur nga Durrësi, nëna e kryebashkiakut shkon në burgun e Fierit, kërkon takim me të

Shqiponja Veliaj, nënë a e kryebashkiakut socialist Erion Veliaj, ka mbërritur paraditen e kësaj...

Më shumë