Një grabitje me armë është regjistruar në një degë të Raiffeisen Bank, në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, autori ka qenë i maskuar dhe ka hyrë brenda ambienteve të bankës, ku nën kërcënimin e armës ka kryer grabitjen. Pas ngjarjes, ai është larguar nga vendi i krimit.
Në zonë ka mbërritur Policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe lokalizimin e autorit.
Deri më tani nuk ka informacion të konfirmuar mbi shumën e parave të grabitura apo nëse ka persona të lënduar.
Policia pritet të japë më shumë detaje në vijim lidhur me këtë ngjarje.



