BallinaOpinionShënim i Albania Today/Toni Gogu ose duhet të përgenjështrojë lajmin, ose duhet...

Shënim i Albania Today/Toni Gogu ose duhet të përgenjështrojë lajmin, ose duhet të japë dorëheqjen!

Publikuar më

spot_imgspot_img

Prej orësh po qarkullon në media një lajm, i bërë i ditur nga avokati i Erion Veliajt, sikur ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka shkuar me kapele dhe me tuta në qelinë e tij në Fier, pa u regjistruar si vizitor, dhe i ka përcjellë kryebashkiakut të Tiranës ultimatumet e Edi Ramës.

Ngjarja është e rëndë në të gjitha drejtimet. Nëse ka ndodhur, kemi të bëjmë me një shantazh direkt nga kryeministri, i cili i kërkon Veliajt t’i dorëzojë atij bashkinë dhe e kërcënon me SPAK.

Por ajo që mund të themi deri tani është se ministri i Drejtësisë ende nuk e ka përgënjeshtruar këtë informacion. Duke mos e përgënjeshtruar, ai po pohon se ka qenë në këtë rol dhe në këtë mision. Por, duke mos e mohuar këtë lajm, Toni Gogu, nga ana tjetër, nuk mund të qëndrojë më asnjë orë në atë detyrë.

Nuk mund të vijojë të jetë edhe ministër Drejtësie, edhe korrier kërcënimesh. Edhe ministër Drejtësie, edhe bashkëpunëtor në një vepër penale. Të dyja s’mund të qëndrojnë.

Ai mund të vijojë detyrën për të cilën është betuar mbi Kushtetutë, vetëm nëse përgënjeshtron lajmin. Nëse e mohon totalisht, dhe jo pjesë-pjesë. Mund të pranojë që ka qenë, por do të sjellë variantin e tij për bisedën që është bërë me të pandehurin e transferuar në mënyrë klandestine. Por, kjo nuk mjafton. Do ta bënte edhe më të vërtetë ngjarjen, edhe më qesharak atë.

Publiku është në pritje. Ose të dorëheqjes së ministrit të Drejtësisë, ose të përgënjeshtrimit të tij. Dhe kjo duhet të ndodhë sot.

spot_img

Artikujt e fundit

Shqiptarët frenojnë shpenzimet, familjet druhen nga blerjet e mëdha. Bie besimi te ndërtimi dhe tregtia

Një blerje e madhe, një investim për shtëpinë apo edhe ndërrimi i makinës janë...

Grabitet dega e Raiffeisen Bank te Kompleksi Kika, në Komunën e Parisit

Një grabitje me armë është regjistruar në një degë të Raiffeisen Bank, në zonën...

LISTA/ Zgjedhjet e 11 majit 2025, KQZ kërkon gjoba ndaj disa partive politike, Celibashi: Janë konstatuar shkelje për financimet

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Komisionit të...

Vlora Hyseni kërkon lirinë, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO për ish-drejtoreshën e SHISH

Mesditën e sotme, në orën 13:00, në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të...

Më shumë