BallinaUncategorizedVrau me thikë një shqiptar në Itali, arrestohet në Vlorë 47-vjeçari i...

Vrau me thikë një shqiptar në Itali, arrestohet në Vlorë 47-vjeçari i dënuar me 20 vite burg! Në pranga edhe 2 të kërkuar

Publikuar më

spot_imgspot_img

Tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë, në kuadër të tre operacioneve të zhvilluara nga strukturat e Policisë.

Mes të arrestuarve është edhe Maringlen Doga, 47 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 20 vite burg për një vrasje të kryer në Itali.

Sipas Policisë, Doga u lokalizua dhe u arrestua në lagjen “Pavarësia 3”, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Hetimit të Krimeve të Rënda, Mbështetja Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”.

47-vjeçari është dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane për vrasjen me thikë të një shtetasi shqiptar në vitin 2000, në Ravena, pas një konflikti për motive të dobëta. Vendimi është njohur nga Gjykata e Vlorës, e cila ka caktuar dënimin me 20 vite burg.

Në një tjetër operacion, Policia arrestoi shtetasin Y. D., 49 vjeç, banues në Bishan, i shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, më 31 tetor 2026, u gjetën rreth 12 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 6 bimë të dyshuara narkotike.

Ndërkohë, në pranga ra edhe shtetasi A. K., 50 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për pesë raste vjedhjeje.

Sipas hetimeve, gjatë muajve tetor dhe nëntor 2026, ai dyshohet se ka vjedhur shuma parash, portofol, laptop dhe telefon celular nga qytetarë dhe subjekte të ndryshme në qytetin e Vlorës.

Të tre personat janë ndaluar, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

spot_img

Artikujt e fundit

“Shihni dhe gardën dhe zjarrfikësit”/ Diskutimet në Komisionin e Brendshëm, Çuçi: Paga e policëve rritet me 250 euro. Kapri: Sa i bletë 4 autobotet...

Rritja e pagave për punonjësit e Gardës së Republikës dhe shërbimin zjarrfikës, si dhe...

Si do të ndikojnë ulja e TVSH-së për ushqimet dhe heqja e taksës së qarkullimit në çmime? Ministri i Financave: Bordi i Transparencës mund...

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka folur në Komisionin e Ekonomisë për paketën fiskale,...

Policia e Tiranës vijon me gjobat për tubimet, masa për 36 protestues që bllokuan rrugën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Në zbatim të Aktit Normativ për tubimet, policia e Tiranës ka plotësuar 36 procesverbale...

“Vala blu” mund Trumpin/ Me 258 vende nga 435 në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët pushtojnë edhe Senatin

Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA duket të jetë...

Më shumë