Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në Shqipëri, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 4 nëntor 2026, në orën 14:00.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës në tregun me pakicë do të jetë 216 lekë për litër, ndërsa benzina do të shitet me jo më shumë se 172 lekë për litër.
Çmimet e miratuara nga Bordi janë:
- Nafta: 216 lekë/litër me pakicë dhe 204 lekë/litër me shumicë.
- Benzina: 172 lekë/litër me pakicë dhe 160 lekë/litër me shumicë.
Vendimi është marrë në kuadër të masave për kufizimin e përkohshëm të çmimeve të hidrokarbureve dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.
Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit të karburanteve që të respektojnë çmimet e përcaktuara.
Sipas njoftimit, në rast të konstatimit të shkeljeve, ndaj subjekteve do të zbatohet masa e pezullimit të aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklarojnë se masat synojnë mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.



