Treni elektrik te Syri i Kaltër është vendosur nën verifikim dhe BKH ka kryer kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë. Ky zhvillim vjen pas kontrolleve të kryera të mërkurën në Sarandë.
Mes ambienteve të kontrolluara është edhe banesa e nënkryetarit të Bashkisë së Sarandës, Elton Dauti. Sipas informacioneve të raportuara, agjentët e BKH-së janë paraqitur në banesën e Dautit rreth orës 07:30.
Në fokus të verifikimeve raportohet se është leja e miratuar nga Mirela Kumbaro, gjatë kohës kur mbante detyrën e ministres së Turizmit dhe Mjedisit, për ushtrimin e këtij aktiviteti turistik. Treni elektrik është vënë në funksion në prill të vitit 2024.
Verifikimet synojnë të sqarojnë procedurat e ndjekura për dhënien e lejes dhe dokumentacionin mbi të cilin është mbështetur miratimi i saj.
Deri tani nuk janë publikuar hollësi për dokumentet apo materialet që mund të jenë marrë gjatë kontrolleve. Gjithashtu, deri tani nuk ka pasur asnjë reagim publik nga nënkryetari i bashkisë Sarandë Elton Dauti.



