BallinaUncategorizedSot protesta kombëtare/ Nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, dy tubime që...

Sot protesta kombëtare/ Nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, dy tubime që pritet të mobilizojnë Tiranën

Publikuar më

spot_imgspot_img

Tirana pritet të jetë sot në fokus të dy protestave. Partia Demokratike ka thirrur mbështetësit e saj në protestë ditën e sotme, në orën 12:00, përpara Kryeministrisë, në mbështetje të kauzës së studentëve.

Thirrja është bërë nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili u ka bërë apel qytetarëve t’i bashkohen protestës, duke e cilësuar revoltën studentore si një kauzë që tejkalon bindjet politike.

Demokratët u grumbulluan në selinë blu dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, teksa tashmë janë pozicionuar përpara institucionit shtetëror.

Në krye të grupit po qëndrojnë deputetët demokratë, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Tedi Blushi. Kreu i PD-së, Sali Berisha, mungon në protestë.

Ndërkohë, në orën 14:00 pritet të zhvillohet protesta kombëtare e studentëve para Ministrisë së Arsimit, të cilët, pavarësisht thirrjeve të kryeministrit Edi Rama për dialog, kanë paralajmëruar vijimin e qëndresës.

Në krah të tyre janë rreshtuar edhe pedagogë, të cilët kanë shprehur publikisht solidaritetin me protestuesit.

Si pasojë, policia ka bërë një plan masash për protestat e sotme. Janë angazhuar 1200 efektivë policie.

Kujtojmë se një ditë më parë, kreu i qeverisë Edi Rama bëri publike hapësirën më të re të komunikimit online, përmes së cilës qytetarët do të kenë mundësi t’i drejtohen drejtpërdrejt atij dhe qeverisë për problematikat që i shqetësojnë.

spot_img

Artikujt e fundit

Rama takim me përfaqësues të inspektorateve kryesore dhe të biznesit, kryeministri: Jo kontrolle për të ndëshkuar, por inspektime për të parandaluar

Në kuadër të edicionit të 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës (TIF32), u zhvillua...

“Hajde te lali zemra”/ Si u denoncua mësuesi 35-vjeçar nga 7 nxënëset e tij në Vlorë, prindërit në dijeni të akuzave për ngacmim seksual,...

Shtatë nxënëse të shkollës së bashkuar “Hajredin Beqari” në Selenicë kanë denoncuar në polici...

Progres-raporti i KE-së për Shqipërinë, Meta reagon nga burgu: Nuk ka Europë që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit

Lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet...

Më shumë