Tensione dhe përplasje verbale janë regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ku një grup studentësh kanë lëshuar thirrje: “Arresto Berishën!” dhe “Ikni nga protesta jonë, se s’jeni studentë!”.
Ndërkohë, studentët kanë shpalosur një banderolë gjigante me mesazhin “Rama në burg, Berisha në burg”. Në një moment, mes grupeve të protestuesve kanë nisur debate dhe përplasje, duke tensionuar situatën në tubim.



