BallinaUncategorizedPD-PS rikthehen në tryezë për “Zgjedhoren”/ Mblidhet të hënën Komisioni i Posaçëm,...

PD-PS rikthehen në tryezë për “Zgjedhoren”/ Mblidhet të hënën Komisioni i Posaçëm, por nuk ka dakordësi mes palëve për agjendën

Publikuar më

spot_imgspot_img

Përballë protestave me molotovë e zjarr, që përfshinë kryeqytetin në fundjavë dhe që do të vijojnë, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike pritet të ulen përballë njëra-tjetrës në tryezën e Reformës Zgjedhore. Pas disa muajsh pushimi, të hënën rimblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar, i cili duket se do të nisë punën pa dakordësinë e palëve.

Burime nga selia blu bënë me dije se agjenda e mbledhjes është imponuar nga socialistët, të cilët synojnë të plotësojnë kuadrin ligjor sa i përket zhvillimit të zgjedhjeve vendore pas miratimit të ndarjes së re territoriale, që ndan vendin në 46 bashki.

Në mbledhjen e së hënës, në rend dite janë parashikuar dy çështje: diskutimi i detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore, në kuadër të procesit të reformës zgjedhore; dhe vijimi i shqyrtimit të detyrave të lëna lidhur me projektligjin “Për financimin e partive politike” dhe çështjeve të mbetura të reformës zgjedhore.

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar që puna të përqendrohet te zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, dhe që Reforma Zgjedhore të garantojë ndarjen e shtetit nga partia në pushtet.

Sa i përket sistemit të ri zgjedhor, Partia Demokratike është shprehur për lista 100% të hapura, edhe në zgjedhjen e këshillave bashkiakë, ndërsa socialistët janë të hapur që të diskutojnë sistemin, me kushtin që në paketën e ndryshimeve kushtetuese të përfshihet edhe ulja e numrit të deputetëve nga 140 në 101.

Komisioni i Reformës Zgjedhore bashkëdrejtohet nga Oerd Bylykbashi i PD-së dhe Damian Gjiknuri nga radhët e PS, ndërsa mandati i këtij komisioni përfundon në fund të muajit nëntor.

spot_img

Artikujt e fundit

Aksident me vdekje në Durrës, shoferja përplas me makinë këmbësorin

Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K....

Raiffeisen Bank nën hetim për dyshimin e hyrjes së paautorizuar në llogarinë e Përparim Ramës

Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka kërkuar Policisë së Kosovës të nisë hetimet për...

“Tirana është e pisët!”, Erion Braçe flet për kandidimin në Bashki dhe i përgjigjet pyetjes për Zegjinenë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka folur për situatën politike, protestat në Tiranë,...

Historike në PD-në e Fierit! Enkelejda Veliu bëhet gruaja e parë në krye të degës, fiton me vetëm 4 vota diferencë

Për herë të parë në historinë e degës së Partisë Demokratike në Fier, drejtimin...

Më shumë