BallinaVendiPolitikëDështon mbledhja e Reformës Zgjedhore, Balla paralajmëron PD-në: Afati i fundit është...

Dështon mbledhja e Reformës Zgjedhore, Balla paralajmëron PD-në: Afati i fundit është 30 nëntori, përndryshe PS do të çojë e vetme propozimet në Kuvend

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas dështimit të mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, për shkak të mosdakordësisë mes palëve për rendin e ditës.

Balla deklaroi se Partia Demokratike ka afat deri më 30 nëntor për t’u rikthyer në komision dhe për të diskutuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, duke paralajmëruar se në të kundërt Partia Socialiste do të vijojë me propozimet e saj në Kuvend, duke shfrytëzuar shumicën prej tre të pestash.

“Partia Demokratike duhet ta ketë shumë të qartë: koha kur kishte të drejtën ekskluzive të bllokimit të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore përfundon më 30 nëntor”, u shpreh Balla.

Balla renditi katër çështjet kryesore të cilat duhet të adresohen në kuadër të reformës: depolitizimi i komisioneve zgjedhore, financimi i partive politike, rregullimi i mbulimit të fushatave zgjedhore nga mediat dhe ndarja e shtetit nga zgjedhjet, përmes parandalimit të përfshirjes së administratës publike në fushatë.

Balla theksoi se mazhoranca synon të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve të 9 majit 2027 me ndryshimet e nevojshme ligjore dhe nënligjore. Një prej propozimeve është garantimi i përfaqësimit të zonave që janë bashkuar në një bashki, duke marrë si shembull Rrogozhinën dhe Kavajën, në mënyrë që qytetet të kenë përfaqësuesit e tyre në Këshillin Bashkiak.

Balla bëri të ditur gjithashtu se PS ka propozuar rikthimin e numërimit të votave në qendrat e votimit, me synimin për të shkurtuar ndjeshëm kohën e nxjerrjes së rezultatit përfundimtar.

I pyetur për propozimin që anëtarët e këshillave bashkiakë të zgjidhen përmes listave 100% të hapura, Balla u shpreh kundër kësaj formule, duke argumentuar se sistemi aktual garanton funksionimin dhe përfaqësimin e duhur të këshillave bashkiakë.

“Formula aktuale që kemi është formula më e mirë për të garantuar një Këshill Bashkiak funksional, demokratik”, deklaroi ai.

Sa i përket përfaqësimit të zonave rurale, Balla tha se propozimi i PS-së për përfaqësimin e qyteteve dhe zonave që janë pjesë e bashkive të bashkuara synon të krijojë një përfaqësim më uniform të të gjithë territorit.

Në fund, Balla paralajmëroi se në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, më 14 nëntor, do të prezantohen ide të reja për mënyrën se si partitë politike mund të garantojnë përfaqësimin e të gjithë territorit në përzgjedhjen paraprake të kandidatëve për këshillat bashkiakë.

spot_img

Artikujt e fundit

“E ka partnere”/ Takimet speciale dhe “hoteli” në qeli, drejtori i policisë së burgut e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund...

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i është drejtuar sot me disa pyetje drejtoreshës...

Nuk ka “paqe” mes PS dhe PD te “Zgjedhorja”, opozita braktis sallën, dështon mbledhja

Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, pasi edhe pse PD mori pjesë...

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin Bledar Bakaj

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 52-vjeçarin Bledar...

“Nuk jam në pritje të ëmbël”/ Me çorape bebesh në duar ministrja Ismaili prezanton skemën e re për bonusin e bebeve

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili ka prezantuar risitë e pr/buxhetit,...

Më shumë

“E ka partnere”/ Takimet speciale dhe “hoteli” në qeli, drejtori i policisë së burgut e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund...

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i është drejtuar sot me disa pyetje drejtoreshës...

Nuk ka “paqe” mes PS dhe PD te “Zgjedhorja”, opozita braktis sallën, dështon mbledhja

Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, pasi edhe pse PD mori pjesë...

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin Bledar Bakaj

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 52-vjeçarin Bledar...