BallinaUncategorizedNdërhyrje e rrallë kirurgjikale nga ekipi i mjekëve të ORL, 71-vjeçarit i...

Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale nga ekipi i mjekëve të ORL, 71-vjeçarit i hiqet nga hunda masa 3.1 kg

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ekipi i mjekëve kirurgë të Otorinolaringologjisë ka realizuar një ndërhyrje kirurgjikale të rrallë, jo për nga vështirësia, por për nga përmasat e masës tumorale që ka hequr nga hunda e një pacienti.

Bëhet fjalë për një masë me peshë 3.1 kg, të cilën një pacient 71-vjeçar e mbante në hundë.

Dr. Tedi Minarolli, mjek kirurg ORL thotë: Nga niveli i vështirësisë ishte mesatare, por nga madhësia ishte e padëgjuar. 3.1 kg dhe 50 cm në hundë.

71-vjeçari ishte një i burgosur dhe ndoshta kjo ka bërë që të refuzojë trajtimet shëndetësore, duke lejuar që masa të merrte përmasa kaq të mëdha. Aq sa, kur pacienti është referuar te mjekët, kirurgu nuk e ka besuar fotografinë që i kishin dërguar.

Shefja e shërbimit, Prof. dr. Birkena Qirjazi, shprehet me shqetësim se numri i pacientëve që paraqiten vonë te mjeku, duke e komplikuar situatën, sa vjen e rritet. Megjithatë, ajo shprehet optimiste për suksesin e mjekëve të rinj.

Ekipi i ORL-së, nën drejtimin e shefes së shërbimit, Prof. dr. Birkena Qirjazi, dhe dr. Tedi Minarollit, me pjesëmarrjen e dr. Kristi Tatës dhe dr. Arli Kokomanit, si dhe nën kujdesin e mjekëve reanimatorë dhe mjekëve të rinj, realizoi me sukses ndërhyrjen kirurgjikale.

spot_img

Artikujt e fundit

Jep dorëheqjen Liburn Aliu nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson

Liburn Aliu është larguar nga drejtimi i Portit të Durrësit, duke ia lënë vendin...

Pas vizitës në Kosovë, kandidati i Listës Studentore: Është pjesë e identitetit shpirtëror dhe kulturor serb

Deklarata e kandidatit Fegja Dimoviq ka nxitur vëmendje pas vizitës së delegacionit të Listës...

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja. Ja si do të funksionojë

Projektligji i depozituar në Kuvend nga socialistët parashikon një sistem të ri tarifimi për...

Skema e re e bonusit të bebeve, kryeministri Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite…

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale një skemë të...

Më shumë