BallinaVendiAktualitetVodhi bankën dhe u largua me skuter/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën...

Vodhi bankën dhe u largua me skuter/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi

Publikuar më

spot_imgspot_img

Arrestimi i 50-vjeçarit Robert Duka në Tiranë ka marrë vëmendje edhe në mediat greke, të cilat kanë zbuluar detaje nga e kaluara e tij kriminale.

Sipas një artikulli të publikuar nga media greke “Protothema”, Duka, i njohur edhe me emrin Albert Duka, ishte akuzuar më herët për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal që dyshohet se ka kryer 28 grabitje bankash në Greqi.

50-vjeçari u arrestua nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Gjuetari i Bankave”, pasi dyshohet si autor i dy grabitjeve të armatosura në kryeqytet, të ndodhura më 2 qershor dhe 2 nëntor 2026, në zonën e Komunës së Parisit. Nga të dyja ngjarjet dyshohet se janë marrë rreth 75 mijë euro.

Sipas raportimit, grabitja e fundit ndodhi më 2 nëntor, rreth orës 10:45, kur autori i maskuar dhe i veshur me të zeza mbërriti në bankë me një skuter elektrik. Ai hyri në ambientet e filialit, mbylli derën për të penguar largimin e personave që ndodheshin brenda dhe kërcënoi me armë punonjësin e sigurisë dhe arkëtaren.

Pasi mori rreth 60 mijë euro në valuta të ndryshme, ai u largua me skuterin elektrik. Ndërsa grabitja e parë ishte kryer pesë muaj më herët, më 2 qershor, në një tjetër bankë të së njëjtës zonë, ku u morën rreth 15 mijë euro.

Mediat greke ndalen veçanërisht te lidhjet e dyshuara të 50-vjeçarit me aktivitetin kriminal në Greqi. Sipas raportimit, autoritetet shqiptare e kishin mbajtur nën vëzhgim për disa ditë, pasi dyshohej se po përgatitej të largohej sërish drejt vendit fqinj.

Një tjetër detaj i përmendur në artikull është se bashkëshortja e Dukës punon në një tjetër institucion bankar në Shqipëri. 50-vjeçari jetonte në Vlorë, por kishte marrë me qira edhe një banesë në Tiranë, të cilën dyshohet se e përdorte si vendstrehim.

Ai u arrestua pranë Rrugës së Kosovarëve në kryeqytet. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi 8,200 euro, dy telefona celularë dhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjeve.

Sipas autoriteteve shqiptare, identifikimi i tij u bë përmes metodave speciale hetimore, sistemeve teknologjike dhe analizimit të veshjeve, pavarësisht përpjekjeve për të fshehur fytyrën.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të dy grabitjeve në Tiranë dhe verifikimin e lidhjeve të mundshme të të arrestuarit me aktivitetin kriminal në Greqi.

spot_img

Artikujt e fundit

Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale nga ekipi i mjekëve të ORL, 71-vjeçarit i hiqet nga hunda masa 3.1 kg

Ekipi i mjekëve kirurgë të Otorinolaringologjisë ka realizuar një ndërhyrje kirurgjikale të rrallë, jo...

Jep dorëheqjen Liburn Aliu nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson

Liburn Aliu është larguar nga drejtimi i Portit të Durrësit, duke ia lënë vendin...

Pas vizitës në Kosovë, kandidati i Listës Studentore: Është pjesë e identitetit shpirtëror dhe kulturor serb

Deklarata e kandidatit Fegja Dimoviq ka nxitur vëmendje pas vizitës së delegacionit të Listës...

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja. Ja si do të funksionojë

Projektligji i depozituar në Kuvend nga socialistët parashikon një sistem të ri tarifimi për...

Më shumë

Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale nga ekipi i mjekëve të ORL, 71-vjeçarit i hiqet nga hunda masa 3.1 kg

Ekipi i mjekëve kirurgë të Otorinolaringologjisë ka realizuar një ndërhyrje kirurgjikale të rrallë, jo...

Jep dorëheqjen Liburn Aliu nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson

Liburn Aliu është larguar nga drejtimi i Portit të Durrësit, duke ia lënë vendin...

Pas vizitës në Kosovë, kandidati i Listës Studentore: Është pjesë e identitetit shpirtëror dhe kulturor serb

Deklarata e kandidatit Fegja Dimoviq ka nxitur vëmendje pas vizitës së delegacionit të Listës...