Studentët e Fakultetit të Mjekësisë u mblodhën pranë QSUT-së për të protestuar, pasi mësuan se ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, do të zhvillonte aty një leksion të hapur me ta.
Por ministrja nuk u paraqit dhe leksioni i paralajmëruar u anulua.
Ndërkohë, para Ministrisë së Arsimit vazhdon protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe pedagogë dhe qytetarë.



