BallinaVendiAktualitet“Kushtet e paraburgimit, instrumente presioni”/ Veliaj reagon pasi Balla i mbylli dyert...

“Kushtet e paraburgimit, instrumente presioni”/ Veliaj reagon pasi Balla i mbylli dyert për mbledhjen e Asamblesë: Të ngrihet komision hetimor për kërcënimet e Ramës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Erion Veliaj i ka kërkuar zyrtarisht kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, të nisë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Komisioni do të hetonte ndërhyrjet dhe kërcënimet që, sipas kryebashkiakut të Tiranës, i janë bërë nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet ministrit të Drejtësisë.

Në deklaratën e tij, Veliaj kërkon të hetohet nëse transferimi nga burgu i Durrësit në atë të Fierit dhe kushtet e paraburgimit janë përdorur si mjet presioni. Sipas tij, qëllimi ishte ta detyronin të “pranonte organizimin e protestave në Tiranë” dhe të jepte dorëheqjen nga mandati.

“Jam i gatshëm të dëshmoj nën betim përpara Kuvendit, sipas ligjit, të ballafaqohem me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, dhe të paraqes çdo provë që disponoj”, shkruan Veliaj. Ai kërkon që edhe Rama t’i nënshtrohet të njëjtit standard llogaridhënieje.

Veliaj thotë se kërkesën ia drejtoi shumicës së partisë së tij, sepse “kontrolli kushtetues mbi qeverinë nuk mund të kushtëzohet nga përkatësia politike e atyre që duhet të japin llogari”.

Ai ka njoftuar edhe Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës dhe trupin diplomatik në Shqipëri, si dhe ka kërkuar ruajtjen e menjëhershme të provave dokumentare dhe audiovizive.

“Nuk kërkoj që Kuvendi t’i marrë si të mirëqena deklarimet e mia. Kërkoj që t’i hetojë. Vota e qytetarëve nuk mund të bëhet objekt shantazhi politik”, përfundon Veliaj.

spot_img

Artikujt e fundit

Studentët e Mjekësisë e presin me protestë te QSUT, Kumbaro nuk paraqitet në leksionin e hapur që kishte njoftuar vetë

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë u mblodhën pranë QSUT-së për të protestuar, pasi mësuan...

Babai e groposi të gjallë brenda një kafazi qeni, shpëtohet mrekullisht foshnja 11-muajshe në SHBA pasi i dëgjuan të qarat 

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Karolinën e Jugut në SHBA, ku një foshnjë...

2.5 miliardë lekë për zgjedhjet e 9 majit 2027/ Celibashi në Kuvend: Votimi elektronik gati në 450 qendra, PD është kundër, koha po mbaron

Për organizimin e zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027 janë parashikuar 2.5 miliardë lekë,...

Më shumë