BallinaUncategorizedArrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të...

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Publikuar më

spot_imgspot_img

Vëllai i atletit të famshëm me orgjinë shqiptare Pirro Dhima është arrestuar mëngjesin e së premtes në Athinë.

Sipas burimeve policore, Odisea Dhima 58 vjeç u arrestua pasi në banesën e tij por edhe më qendrën sportive që ai drejtonte u gjetën sasi lëndësh stimuluese ose ndryshe doping, të cilat iu jepeshin sportistëve me qëllim rritjen artificiale të rezultateve të tyre sportive.

Sipas akuzës, ai ka më shumë se 14 vjet që kryen këtë aktivitet, madje i ka dhënë lëndë të tilla edhe djalit të tij.

Policia thotë se që  prej prillit të vitit 2024, furnizonte dhe u jepte substanca të ndaluara sportistëve. Gjatë hetimit u zbulua edhe një rast i dhënies së një substance të ndaluar (nga lista e WADA-s) një sportisti të mitur gjatë një gare, rast për të cilin si trajneri ashtu edhe sportisti ishin dënuar më parë me përjashtim nga gara dhe eventet sportive.

Gjatë kontrolleve në një banesë dhe në ambiente sportive në Atikë u gjetën dhe u sekuestruan 871 copë medikamente dhe substanca të paligjshme dopingu (tableta dhe ampula, të pamiratuara nga Organizata Kombëtare e Barnave dhe të rrezikshme për shëndetin), 15.000 euro cash, 17 kartela sportistësh, shënime me dorë dhe një telefon celular i cili do të verifikohet pasi ka dyshime se mbart prova shtesë të aktivitetit të paligjshëm të 58 vjeçarit Odiesa Dhima.

Arrestimi u krye nga Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Organizatën Greke Antidoping (EOKAN) dhe Organizatën Kombëtare të Barnave (EOF). I arrestuari u dërgua në prokurori për tu marrë në pyetje dhe në vazhdim për masë sigurie në gjykatë e cila pritet të vendosë për mbajtjen apo jo të tij.

spot_img

Artikujt e fundit

Europol operacion ndërkombëtar ndaj “Dark Web”, arrestohen 354 persona, sekuestrohen mbi 5.8 tonë drogë, qindra armë zjarri dhe mbi 150 milionë euro

Një operacion i madh ndërkombëtar policor kundër bandave të anës së errët të internetit...

6 fëmijë që Shqipëria nuk i gjeti kurrë/Historitë më enigmatike të zhdukjeve ndër vite

Disa u zhdukën para syve të të tjerëve, disa lanë pas vetëm një send,...

Apeli lë në fuqi pafajësinë për Izmir Sakicën, Samul Trashanin dhe Alind Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat

Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Izmir Sakicën, Samul Trashanin dhe Alind Kajoshin,...

Makthi i çiftit shqiptaro-kanadez në Rinas: Valixhja me 23 kg kanabis që nuk ishte e tyre, katër ditë izolim dhe fëmija i humbur

Kristian dhe Adriana Gjoni erdhën nga Kanadaja për t’u treguar familjeve se prisnin fëmijën...

Më shumë