BallinaVendiAktualitetSiguria kibernetike, gjoba deri në 10 milionë lekë! Qeveria miraton projektligjin, SHISH...

Siguria kibernetike, gjoba deri në 10 milionë lekë! Qeveria miraton projektligjin, SHISH dhe Ushtria në strukturën e re

Publikuar më

spot_imgspot_img

Qeveria ka miratuar ndryshimet në projektligjin për sigurinë kibernetike, duke parashikuar gjoba nga 200 mijë deri në 10 milionë lekë për shkeljen e detyrimeve ligjore nga operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit.

Projektligji, i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave më 12 nëntor, parashikon detyrime të reja për raportimin e incidenteve kibernetike, deklarimin e masave të sigurisë dhe dhënien e informacionit për administrimin e sistemeve informatike.

Sipas ndryshimeve të propozuara, operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit duhet të deklarojnë pranë Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) masat teknike, organizative dhe operacionale që kanë marrë për mbrojtjen e sistemeve të tyre. Ata duhet të japin gjithashtu informacion për subjektin që administron infrastrukturën teknologjike, llojin e hostimit, vendndodhjen e infrastrukturës dhe masat e sigurisë që zbatohen.

Për mosdorëzimin brenda afatit të vetëdeklarimit të masave të sigurisë, si dhe për mosdeklarimin e mënyrës së administrimit të sistemeve, parashikohen gjoba nga 500 mijë deri në 2 milionë lekë.

Ndërsa për paraqitjen e të dhënave të pasakta, të paplota ose të papërditësuara në vetëdeklarim, gjobat variojnë nga 200 mijë deri në 1 milion lekë.

Gjobat nga 500 mijë deri në 1 milion lekë parashikohen për moszbatimin e masave për bllokimin, filtrimin, kufizimin ose neutralizimin e treguesve të sulmeve kibernetike dhe korrigjimin e dobësive të sistemeve, të komunikuara nga AKSK.

Për shkelje të tjera administrative të përcaktuara në ligj, gjobat mund të arrijnë deri në 10 milionë lekë.

Projektligji parashikon gjithashtu krijimin e një grupi bashkëpunimi për inteligjencën kibernetike, ku do të marrin pjesë përfaqësues të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme, Shërbimit Informativ të Shtetit, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Grupi do të drejtohet nga AKSK dhe do të ketë si detyrë shkëmbimin e informacioneve për kërcënimet e mundshme kibernetike, vlerësimin e ndikimit të tyre në sigurinë kombëtare, ekonomi dhe shërbimet publike, si dhe dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e politikave të sigurisë kibernetike.

Ndryshimet parashikojnë edhe detyrimin e operatorëve për të raportuar çdo incident të sigurisë kibernetike pranë ekipit kombëtar dhe atij sektorial të përgjigjes ndaj incidenteve, si dhe për të bashkëpunuar me këto struktura për parandalimin, reagimin dhe rikuperimin nga sulmet.

Një tjetër ndryshim lidhet me zgjerimin e përgjegjësive të AKSK-së për mbrojtjen e qytetarëve dhe grupeve vulnerabël, si dhe me certifikimin e sigurisë kibernetike.

Sipas projektligjit, lista e operatorëve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit është konfidenciale, miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe përditësohet të paktën një herë në dy vjet.

Projektligji përfshin edhe administratën e pushtetit vendor në kategorinë e sektorëve me rëndësi të lartë për sigurinë kibernetike

spot_img

Artikujt e fundit

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Vëllai i atletit të famshëm me orgjinë shqiptare Pirro Dhima është arrestuar mëngjesin e...

Europol operacion ndërkombëtar ndaj “Dark Web”, arrestohen 354 persona, sekuestrohen mbi 5.8 tonë drogë, qindra armë zjarri dhe mbi 150 milionë euro

Një operacion i madh ndërkombëtar policor kundër bandave të anës së errët të internetit...

6 fëmijë që Shqipëria nuk i gjeti kurrë/Historitë më enigmatike të zhdukjeve ndër vite

Disa u zhdukën para syve të të tjerëve, disa lanë pas vetëm një send,...

Apeli lë në fuqi pafajësinë për Izmir Sakicën, Samul Trashanin dhe Alind Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat

Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Izmir Sakicën, Samul Trashanin dhe Alind Kajoshin,...

Më shumë

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Vëllai i atletit të famshëm me orgjinë shqiptare Pirro Dhima është arrestuar mëngjesin e...

Europol operacion ndërkombëtar ndaj “Dark Web”, arrestohen 354 persona, sekuestrohen mbi 5.8 tonë drogë, qindra armë zjarri dhe mbi 150 milionë euro

Një operacion i madh ndërkombëtar policor kundër bandave të anës së errët të internetit...

6 fëmijë që Shqipëria nuk i gjeti kurrë/Historitë më enigmatike të zhdukjeve ndër vite

Disa u zhdukën para syve të të tjerëve, disa lanë pas vetëm një send,...