BallinaRajoni & BotaPutin "i frikësuar" pas vrasjes së Khameneit dhe Ali Larijanit, bllokon internetin...

Putin “i frikësuar” pas vrasjes së Khameneit dhe Ali Larijanit, bllokon internetin në të gjithë Moskën: Arsyeja, siguria…

Publikuar më

spot_imgspot_img

Moska po përballet me një ndërprerje totale të internetit celular, një vendim i papritur dhe i panjoftuar, që autoritetet ruse e justifikojnë me “arsye sigurie” të paspecifikuara.

Ky bllokim prek mbi 13 milionë banorë dhe ka paralizuar funksionimin normal të kryeqytetit rus.

Vendimi vjen pas një serie masash graduale që nga vera e kaluar, Kremlini ka kufizuar lidhjet me aplikacione të mesazheve si WhatsApp dhe Telegram, si dhe platforma të mediave sociale si YouTube. Bllokimi i Telegramit ka krijuar probleme edhe për ushtarët rusë në frontin ukrainas, të cilët përdornin platformën për të komunikuar.

Në vend të internetit të hapur, pushteti politik ka promovuar rrjetin shtetëror të mesazheve dhe mediave sociale, Max, i kontrolluar nga figura të afërta me Putinin, përfshirë bankierin personal Stepan Kovalchuk, Vladimir Kyriyenko dhe Mikhail Shelomov.

Sipas raportimeve, mediat thonë se ai duket se është “i frikësuar” nga mënyra se si izraelitët dhe amerikanët shfrytëzuan rrjetin lokal celular të Teheranit për të vrarë udhëheqës si Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei dhe Sekretari i Këshillit të Sigurisë Ali Larijani , pasi gjurmuan lëvizjet e tyre.

Efektet e ndërprerjes janë të dukshme: pa lidhje celular, qytetarët nuk mund të përdorin pagesa me kartë ose aplikacione, të thërrasin taksi ose shërbime shpërndarjeje, ose të aksesojnë faqe interneti dhe shërbime mesazhesh. Ekspertët parashikojnë humbje ekonomike që mund të kalojnë qindra miliona euro, ndërsa qytetarët janë “thjesht të ftuar të durojnë situatën në emër të sigurisë”.

Analistët thonë se vendimi reflekton frikën e Putinit pas ngjarjeve në Lindjen e Mesme dhe Teheran, ku përdorimi i rrjeteve celulare ka lejuar sulme ndaj udhëheqësve iranianë.

Platforma Max dhe bllokimi i internetit privat shërbejnë gjithashtu për të konsoliduar kontrollin e Putinit dhe të rrethit të tij oligarkik, ndërsa qytetarët dhe bizneset mbeten peng i politikave autoritare.

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë