BallinaVendiAktualitetGjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për mënyrën e dorëzimit të akteve

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për mënyrën e dorëzimit të akteve

Publikuar më

spot_img

Avokati i ri i Veliajt, Plarent Ndreca dhe prokurorët Dumani dhe Dado u përfshinë në debate në seancë gjyqësore lidhur me refuzimin e kryebashkiakut për të marrë në dorëzim fashikujt e dosjes në burgun e Durrësit.

Gjykata e Posaçme vendosi të martën më 24 mars të shtyjë seancën e dytë të çështjes penale ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ish-deputetes socialiste Klotilda Bushka dhe ndaj 15 personave të tjerë, të cilët akuzohen për vepra penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Arsyeja e shtyrjes ishte mungesa e përfaqësueses ligjore të të pandehurit Meriman Palushi, çka solli pezullimin e afateve të paraburgimit për të gjithë të hetuarit që gjenden në masa sigurimi personal “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”.

Erion Veliaj nuk u paraqit të martën, por i pranishëm ishte avokati i tij i ri, Plarent Ndreca.

Në fillim të seancës, Dumani pretendoi se Ndreca gjendej në papajtueshmëri me funksionin e avokatit të Veliajt, pasi është pyetur si person që ka dijeni mbi ngjarjen gjatë hetimit penal. Sipas tij, kjo mund të ndikonte në procesin e rregull ligjor, por gjykata çmoi se në fazën që gjendet procesi, në atë të kërkesave paraprake, nuk konstatohet të ketë ndonjë ndikim.

Ndreca, Dumani dhe prokurori tjetër i çështjes, Olsi Dado u përfshinë në debat në lidhje me mënyrën e dorëzimit të akteve sipas vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme. Më 9 mars, trupi që po gjykon në themel këtë çështje penale, pranoi kërkesën e përsëritur të Veliajt për t’i vendosur në dispozicion gjithë aktet e fashikujve hetimorë.

Kryesuesja e trupit gjykues, Ëngjëllushe Tahiri konstatoi se nga ana e SPAK është dokumentuar me procesverbal dorëzimi i akteve për Veliajn, por është shënuar se ai nuk ka pranuar që t’i marrë apo të nënshkruajë lidhur me refuzimin. Sipas Tahirit, procesverbali është nënshkruar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të hetimit, BKH dhe punonjësit e paraburgimit. Në përfundim, fashikujt janë vendosur në një ambjent të paraburgimit Durrës, ku nuk lejohet të ketë askush akses.

Avokati Plarent Ndreca konstatoi se ai dhe Veliaj nuk janë njohur me aktet. Ai konstatoi se bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm aktesh dhe se e vetmja mënyrë se si mund t’I marrin, është përmes inventarit.

“Nuk mund të merren ashtu si janë vendosur në dispozicion,” tha Ndreca dhe këmbënguli se është e nevojshme të merren me procesverbal. Sipas tij, aktet duhet të merren me inventar, ashtu si ndodh në dorëzimin e çdo dokumenti në institucionet e shtetit shqiptar.

Ndreca kërkoi që inventari të kryhet për çdo akt të fashikujve, duke përshkruar dhe se çfarë përfaqëson secili document. “Kjo është e vetmja mënyrë si mund të merren aktet”, pohoi Ndreca dhe i kërkoi gjykatës që të orientojë prokurorinë për të realizuar inventarizimin e akteve një e nga një, në prani të tij dhe të Veliajt.

Prokurori Ols Dado sqaroi për gjykatën se oficerët e policisë gjyqësore janë paraqitur në IEVP Durrës dhe kanë komunikuar me Veliajn për t’i dorëzuar aktet, por sipas tij, kryebashkiaku i Tiranës ka shprehur sjellje kundërshtuese dhe ka fyer hetuesit. Dado tha se, hetuesit, të ndodhur në këto kushte kanë komunikuar me zyrtarët e paraburgimit dhe së bashku kanë shkuar sërish tek Veliaj, duke i treguar se po zbatonin vendimin e gjykatës, por Veliaj ka kundërshtuar sërish.

Për rrjedhojë, aktet janë lënë në një ambjent të paraburgimit që administrohet nga policia e burgjeve dhe ku nuk mund të futet askush.

Prokurori Dado u qëndroi argumenteve më të hershme, se SPAK i’a ka dorëzuar Veliajt aktet përmes avokatëve të tij që në korrik të vitit 2025 dhe se ka pasur mundësi që gjatë këtyre tetë muajve të njihej me fashikujt. Sipas Dados, vetë Veliajt dhe avokatët e tij kanë pranuar më shumë se një herë gjatë seancave paraprake se janë njohur me aktet. Ndërkohë, ai solli në vëmendje dhe konstatim të Veliajt për një akt, që sipas Dados nuk gjendet në kërkesën për gjykim apo parashtrimet e dorëzuara gjatë seancave paraprake, por që është pjesë e fashikujve. Dado tha se kjo rrethanë tregon se Veliaj është njohur me aktet, ose vetë, ose përmes avokatëve të tij.

Kërkesën e Ndrecës për inventarizimin e gjithë akteve, Dado e cilësoi si një strategji për zvarritje të procesit.

Por Ndreca e kundërshtoi procesverbalin e nënshkruar nga hetuesit e BKH, duke theksuar se ai nuk ishte nënshkruar nga Veliaj apo avokati i tij.

Ndreca konstatoi se hetuesit e BKH-së nuk e kanë takuar Veliajn në dhomën e pritjes së paraburgimit, por i kanë shkuar në qeli.

“Ku e kanë marrë oficerët e BKH-së këtë autorizim për t’i shkuar në qeli? …Nuk i thuhet të pandehurit, ja ku i ke, ja merri. Kanë shkuar pa njoftuar të pandehurin dhe pa njoftuar mbrojtësin e tij. I kanë shkuar në qeli dhe i kanë thënë merri, ja tek i ke”, u shpreh Ndreca ndër të tjera dhe shtoi se është normale që pas një viti qëndrim në qeli dhe për shkak të funksionit që ai ka, të ketë qëndrim emocional.

Sipas Ndrecës, gjykata ka marrë vendim që Veliajt t’i njihen aktet dhe se kjo nuk mund të realizohet duke ia lënë në tavolinë.

Ndreca deklaroi se strategjia e tyre është për t’u njohur me aktet, me qëllim që të realizojnë një mbrojtje efikase. “Ne kemi të drejtën të bëjmë strategjinë tonë për të bërë mbrojtjen. Nuk di që të jepen aktet pa inventar, pa ditur se çfarë po merret në dorëzim. Ato duhet dhe të ballafaqohen. Është gjëja më bazike njohja me aktet”, deklaroi Ndreca dhe shtoi se janë të gatshëm të qëndrojnë pa ndërprerje për realizimin e procesit të inventarizimit.

Prokurori Altin Dumani solli në vëmendje se vendimi i gjykatës nuk i ngarkon të njohin të pandehurin me aktet. “Gjykata ka thënë t’i vendosen në dispozicion fashikujt e hetimit penal”, tha Dumani dhe këmbënguli se hetuesit e kanë përmbushur me saktësi vendimin e ndërmjetëm të gjykatës. “Mos improvizoni situta që nuk ekzistojnë”, theksoi ai.

Prokurori Dado deklaroi se inventari ishte kryer, pasi sipas tij, në çdo fashikull gjendet lista e akteve brenda tij.

Gjatë diskutimeve, përgjigjeve e kundërpërgjigjeve mes prokurorëve dhe Ndrecës, kryesuesja e trupit gjykues, Ëngjëllushe Tahiri u tërhoqi vëmendjen palëve që të komunikojnë përmes gjykatës.

Pasi u tërhoq, gjykata e rrëzoi si të pabazuar kërkesën e Ndrecës, duke argumentuar se fashikujt kanë listë invetarizimi. “Kështu që kërkesa për të përsëritur të njëjtën procedurë me procesverbal të ri është proces i panevojshëm, përderisa aktet që janë dorëzuar janë të inventarizuara”, u shpreh gjyqtarja Tahiri. Seanca e radhës u shty për më datë 1 prill, në orën 09:00.

Seanca paraprake për kalimin për gjykim të çështjes së Veliajt e të pandehurve të tjerë dështoi 11 herë radhazi për afro 5 muaj. Veliaj pretendoi se iu mohua e drejta për t’u njohur me dosjen, ndërsa nga ana tjetër SPAK u ankua dhe e akuzoi Veliajn dhe mbrojtësit e tij se, me mungesa të pajustifikuara dhe kërkesa të padrejta, penguan përfundimin e gjykimit paraprak për kalimin e çështjes për gjykim brenda afateve të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale.

BurimiBirn

Artikujt e fundit

“E fituam luftën”/ Reagon sërish Trump: Po flasim me njerëzit e duhur në Iran, ata po kërkojnë me dëshpërim një marrëveshje

Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të se SHBA-të po “flet me...

Emërohet administratori i ri i OSHEE

Është emëruar administratori i ri i OSHEE. Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i...

40 milionë euro të ardhura nga Airbnb për 2024; Tatimet: Deklaroni në DIVA fitimet

Rreth 40 mln euro të ardhura kanë gjeneruar nga dhënia e apartamenteve me qira...

“Humbësat përjashtojnë fituesit”, Salianji reagon pasi PD largoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar pasi Partia Demokratike përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga...

Më shumë

“E fituam luftën”/ Reagon sërish Trump: Po flasim me njerëzit e duhur në Iran, ata po kërkojnë me dëshpërim një marrëveshje

Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të se SHBA-të po “flet me...

Emërohet administratori i ri i OSHEE

Është emëruar administratori i ri i OSHEE. Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i...

40 milionë euro të ardhura nga Airbnb për 2024; Tatimet: Deklaroni në DIVA fitimet

Rreth 40 mln euro të ardhura kanë gjeneruar nga dhënia e apartamenteve me qira...