BallinaVendiKronikëDenoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do,...

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një denoncim lidhur me mënyrën e llogaritjes së ditëve të punës, pagave dhe situatën brenda strukturave të burgut.

Sipas denoncuesit, prej shume muajsh punonjësve u janë mbajtur nga 3 deri në 4 ditë pune, të cilat, sipas tij, janë përdorur për nevojat e institucionit. Ai ngre shqetësimin se punonjësit e kanë të vështirë të kundërshtojnë këtë praktikë.

Në denoncim përmendet edhe shefi i policisë, Rigenc Kordalli. Punonjësi pretendon se, përballë kundërshtimeve të stafit, është përdorur shprehja: “Kush të dojë të vijë, kush s’dojë, dera e postobllokut është e hapur”.

Denoncuesi ngre gjithashtu pikëpyetje për largimet nga detyra dhe funksionimin e strukturave drejtuese në IEVP Drenovë.

“Ku janë kontrollet e auditit? Përse punonjësit e policisë së burgut Drenovë kanë dhënë dorëheqjen? Ku janë shefat e regjimit?”, shkruan ai, duke pretenduar se disa drejtues janë larguar dhe se institucioni po përballet me probleme në organizimin e punës.

Albania Today e publikon denoncimin në interes të transparencës. Pretendimet i përkasin denoncuesit dhe nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur nga redaksia.

Redaksia i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të reagojnë dhe të sqarojnë publikisht mënyrën e llogaritjes së ditëve të punës, pagave, si dhe situatën e largimeve në IEVP Drenovë.

spot_img

Artikujt e fundit

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Autor i 16 vjedhjeve në lokalet e kryeqytetit, arrestohet 34-vjeçari, kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

Arrestohet nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1, autori i vjedhjeve me thyerje, në 16...

Më shumë