BallinaVendiEkonomiAlarmi i BSH: “40% e fuqisë punëtore ka emigruar”, risqet me të...

Alarmi i BSH: “40% e fuqisë punëtore ka emigruar”, risqet me të cilat përballet tregu i punës në Shqipëri

Publikuar më

spot_imgspot_img

Shqipëria po përballet me një krizë ekzistenciale të forcës së punës, ku pothuajse 40% e potencialit njerëzor tashmë ka zgjedhur të ndërtojë jetën jashtë kufijve.

Raporti Vjetor i Bankës së Shqipërisë për vitin 2025 ka ngritur tashmë edhe me shifra shqetësimin e emigracionit, duke e klasifikuar jo thjesht si një plagë sociale, por si një rrezik që po godet rritjen ekonomike dhe po destabilizon shumë sektorë në vend.

“Është alarmante. S’është problemi i parë largimi, shqetësimi është në afatgjatë të tij. S’është hera e parë që emigrohet. Shqetësim është pasoja që emigrimi sjellë. Largohen të rinjtë e arsimuar, të kualifikuarit, të cilët janë promotor i zhvillimit ekonomik, janë energji, janë mërçur”, tha ekspertja e çështjeve sociale, Eris Dhamo.

Sipas Bankës Qendrore, tregu i punës ndodhet në kushte të shtrënguara, ku bizneset po luftojnë mes mungesave strukturore dhe pamundësisë për të gjetur krah pune. Ndonëse kompanitë po përdorin pagat për të mbajtur stafin, sipas ekspertëve të çështjeve sociale, janë edhe një sërë faktorësh të tjerë që i detyrojnë të largohen.

“Sot ne kemi rritje pagash, por s’janë të konkurruese me BE. T’i mbajmë duhet të sigurojmë punësimin, strehimin, por dhe një jetë dinjitoze. Fakti që kemi rritje të emigrimit, politikat aktuale s’kanë dhënë rezultatet. Kemi disa nisma për rininë, kemi plane kombëtare, subvencione dhe rritje të numrit të migrimit të tyre. Por për shkak të pasojës, politika ka qenë e copëzuar”, shton Dhamo.

Por përballë një problemi strukturor thelbësor në tregun e punës, Banka e Shqipërisë në raportin vjetor të 2025 paraqet një ecuri pozitive të treguesve makroekonomikë, ndërsa parashikon një rritje të punësimit, ulje të papunësisë, si dhe një inflacion brenda objektivit të vendosur prej 3%.

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë