BallinaVendiPolitikëDebate në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi – mazhorancës: Po pengoni integrimin me...

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi – mazhorancës: Po pengoni integrimin me çështjen “Balluku”, rrëzoni kërkesat tona nga urrejtja politike

Publikuar më

spot_img

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar me debate të forta mes kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit, dhe mazhorancës.

Bardhi ka hedhur akuza ndaj mazhorancës s epo pengon procesin e integrimit duke u bërë mburojë për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, si dhe për bllokimin e institucioneve.

Ai tha se të gjitha kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore po rrëzohen vetëm nga urrejtja politike, teksa akuzoi edhe kreun e Kuvendit, Niko Peleshin, se nuk ka asnjë çështje që ai të ketë mbrojtur opozitën.

Është e rëndë të vini e të shpifni këtu. Nuk ka asnjë rast të deputetit të opozitës që flet dhe punon kundër integrimit. Por, ndryshe nga ju, ne nuk bëhemi mburojë e korrupsionit. Ne themi: po, hiqini imunitetin zëvendëskryeministres së akuzuar për abuzime prej 1.1 miliardë euro. Ju thoni jo! Kush po e pengon dhe kush është kundër procesit të integrimit? Është opozita apo ju që ngrini kartonin e kuq ndaj prokurorisë? Çfarë thotë progres-raporti? Parlamenti pengohet nga mbikëqyrja e kufizuar e ekzekutivit. Pra, kush po e pengon? Ne që kërkojmë kontroll parlamentar apo ju që votoni kundër kontrollit? Kush nuk i zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Kemi qenë ne apo ju?

Keni qenë ju që keni ngritur dy herë kartonin e kuq kundër Gjykatës Kushtetuese. Ju që vidhni po punoni pro Shqipërisë, ndërsa opozita që denoncon po punon kundër integrimit? Keni rrëzuar çdo instrument kontrolli. Nëse kërkesat e opozitës rrëzohen nga urrejtja politike, ky nuk është parlamentarizëm. Prandaj po ju pyes, kryetar, cili është roli i deputetëve, kur ju nuk pranoni as komisione hetimore, as interpelanca, as mocione me debat, as amendamente, as ligje? Cili është roli i opozitës? T’ju bëjë fresk juve? Na thoni cili është roli ynë. Sepse na thoni “hajde të bashkëpunojmë” dhe “të jemi konstruktivë”, por kur ne e bëjmë këtë, ju rrëzoni gjithçka.
Ju, kryetar, jeni garant për funksionimin e Kuvendit. Na keni lexuar një fjalim që na ka prekur, ndërsa sot nuk gjej asnjë çështje që ju, si kryetar, e keni mbrojtur për opozitën.
”, tha Bardhi.

Artikujt e fundit

Konferenca e Kryetarëve “rrëzon” opozitën, i thotë “JO” komisioneve hetimore për rrugët e shembura dhe veprimtarinë e AKSHI-t

Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për...

“Flitet lart e poshtë se janë bllokuar negociatat me BE”, Rama hedh poshtë akuzat e opozitës: S’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi...

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës për bllokimin e negociatave, duke...

Më shumë

Konferenca e Kryetarëve “rrëzon” opozitën, i thotë “JO” komisioneve hetimore për rrugët e shembura dhe veprimtarinë e AKSHI-t

Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për...

“Flitet lart e poshtë se janë bllokuar negociatat me BE”, Rama hedh poshtë akuzat e opozitës: S’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi...

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës për bllokimin e negociatave, duke...