BallinaVendiPolitikëHungaria rrëzoi Orbanin, Salianji: Ai dukej i paprekshëm, por qytetarët e bashkuar...

Hungaria rrëzoi Orbanin, Salianji: Ai dukej i paprekshëm, por qytetarët e bashkuar sollën ndryshimin, tani është radha jonë në Shqipëri

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ervin Salianji, ka reaguar pas fitores së opozitës në zgjedhjet e përgjithshme në Hungari, ku Péter Magyar arriti të mposhtë Viktor Orbán pas 16 vitesh pushtet.

Në një postim në Facebook, Salianji e cilësoi këtë zhvillim si një shembull të qartë se pushtetet e përqendruara mund të rrëzohen përmes votës. Ai theksoi se opozita hungareze arriti të ndryshojë veten, të riorganizohej dhe të rikthente besimin te qytetarët përmes një lideri të ri si Peter Magyar.

Gjithashtu Salinanji e lidhi këtë shembull me lëvizjen për ndryshim brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se opozita në Shqipëri duhet të sfidojë sistemin çdo ditë dhe të ndërtohet mbi përgjegjësi, jo mbi alibi.

Postimi i plotë

Një pushtet i përqendruar prej vitesh nga Viktor Orban, me zgjedhje të kontestuara, media të kapura dhe oligarkë të ushqyer nga qeveria, dukej i paprekshëm. Një histori që ngjan shumë me realitetin që kemi përballë sot me Edi Ramën!

Por ndryshe nga ajo që kemi parë shpesh në Shqipëri, në Hungari ndodhi një kthesë e vërtetë, Opozita nuk u mjaftua me ankesa, qarje, nuk u fsheh pas justifikimeve, nuk u dorëzua.

Ajo ndryshoi veten. U riorganizua. Zgjodhi lider të ri! Pati fuqinë të ndryshoje veten! Riktheu besimin te qytetarët. Denoncoi me fakte dhe mobilizoi mbështetje të gjerë popullore e mbi të gjitha, solli një energji të re përmes një lideri të ri si Peter Magyar.

Ky është mësimi i qartë, ndryshimi nuk vjen vetë, duke pritur që sistemi të bjerë. Ndryshimi vjen kur ke kurajon ta sfidosh dhe ta ndryshosh atë. Kjo është arsyeja pse prej kohësh kemi nisur lëvizjen për ndryshim në Partine Demokratike! Një lëvizje që nuk ndërtohet mbi alibi, por mbi përgjegjësi.

Që nuk kërkon pushtet për vete, por besim nga qytetarët. Që nuk frikësohet nga sistemi, por e sfidon atë çdo ditë. Sepse një e vërtetë mbetet dhe sot u rikonfirmua në Hungari; asnjë pushtet nuk është më i fortë se qytetarët e bashkuar. Hungaria e bëri, është radha jonë

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...