BallinaVendiAktualitetKartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Publikuar më

spot_img

Shqiptarët mund të jenë shumë shpejt pa karta fizike në duar, pasi qeveria po synon që identiteti të kalojë në pajisjet personale elektronike.

Ridepozitimi i projektligjit për identifikimin elektronik parashikon qartë krijimin e portofolit të identitetit digjital, një mjet që do t’u lejojë qytetarëve të identifikohen dhe të kryejnë shërbime online, si dhe kostot e nevojshme që do të kërkojë implementimi.

“Aktualisht, mungesa e një ligji të konsoliduar, që të përcaktojë rregulla të qarta për njohjen reciproke të skemave të identifikimit elektronik, funksionimin e portofolit të identitetit digjital në përputhje me përcaktimet e Bashkimit Evropian në këtë fushë si dhe njohjen ndërkufitare të skemave e të shërbimeve të besuara nxjerr në pah nevojën për miratimin e një kuadri ligjor që siguron identitet të besueshëm digjital për qytetarët, si dhe ndërveprueshmëri të plotë me sistemet dhe standardet evropiane”, thuhet nga Këshilli i Ministrave.

Përmes identitetit digjital, qytetarët do të mund të firmosin dokumente, të kryejnë aplikime dhe të verifikojnë të dhëna në mënyrë elektronike, me të njëjtën vlefshmëri ligjore si dokumentet fizike. Por ky transformim ka edhe një kosto të konsiderueshme për buxhetin e shtetit.

“Sipas përllogaritjeve, ndërtimi dhe mirëmbajtja e këtij sistemi për 10 vitet e ardhshme pritet të kushtojë rreth 703 milionë lekë me TVSH, ose rreth 70 milionë lekë në vit. Kjo përfshin investime në teknologji, siguri dhe certifikime ndërkombëtare.”

Projektligji synon gjithashtu të përafrojë Shqipërinë me standardet e Bashkimit Evropian, duke mundësuar edhe njohjen ndërkufitare të identitetit elektronik.

Megjithatë, sfidat mbeten sipas projektligjit. Zbatimi kërkon kapacitete të larta teknike dhe investime të konsiderueshme, ndërsa mbrojtja e të dhënave personale mbetet një nga çështjet më të ndjeshme thuhet në dokument.

Artikujt e fundit

Ndryshime në Policinë e Tiranës, largohen shefi i Krimit Ekonomik dhe ai i Policisë Rrugore

Ndryshime në radhët e uniformave blu, pas emërimit të Skendër Hitës në krye të...

Zjarr në një pallat pranë QSUT, flakët rrezikojnë të gjithë kompleksin

Një zjarr ka rënë në katin e fundit të një pallati përballë QSUT. Sipas informacioneve...

Policia e Shtetit godet skemën ndërkombëtare të mashtrimit kibernetik “Ghost Call”, 10 të arrestuar, mbi 890 mijë euro të sekuestruara

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Ghost Call”, të zhvilluar nga Drejtoria...

Nga nesër reduktohet me 40% flota e autobusëve të transportit publik

Pas thirrjeve të vazhdueshme për subvencione për të përballuar rritjen e çmimeve të karburantit,...

Më shumë