BallinaVendiAktualitetTiranë/ Kanosi me armë dhe përplasi automjetin e 33-vjeçarit, arrestohet 22-vjeçari, dhunë...

Tiranë/ Kanosi me armë dhe përplasi automjetin e 33-vjeçarit, arrestohet 22-vjeçari, dhunë në bashkëpunim në Bathore

Publikuar më

spot_imgspot_img

DVP Tiranë ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 33-vjeçar dhe i ka përplasur qëllimisht automjetin, në një konflikt të ndodhur për motive të dobëta në lagjen “Bathore”.

Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në vendngjarje për identifikimin e personave të përfshirë dhe sqarimin e rrethanave.

Si rezultat i veprimeve hetimore, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. E., 22 vjeç. Sipas policisë, ai dyshohet se fillimisht ka përplasur me automjet automjetin e shtetasit B. J., 33 vjeç, dhe më pas e ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar në ajër. Më pas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se e ka goditur edhe fizikisht 33-vjeçarin.

Gjatë operacionit është sekuestruar automjeti tip “Range Rover” i 22-vjeçarit, në cilësinë e provës materiale.

Policia bën me dije se vijojnë kërkimet për gjetjen e armës së dyshuar të përdorur në ngjarje, si dhe hetimet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë