Opozita proteston nesër në orën 19:00 para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit, Edi Rama.
Organizatorët e protestës kanë njoftuar Policinë e Shtetit për orarin e fillimit të protestës, por nuk ka një orë se kur do të përfundojë.
Ndërkohë Policia e Tiranës ka njoftuar masat për garantimin e mbarëvajtjes së saj, duke bllokuar parkimin dhe qarkullimin e automjeteve në disa zona të kryeqytetit.
Sipas njoftimit, nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës, do të mbyllen përkohësisht rrugët kryesore të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II”, dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të protestës, thotë policia, mund të ketë kufizime të tjera në rrugë të tjera.

