BallinaVendiAktualitetVeliaj padit në Prokurorinë e Tiranës: Procedimi ndaj meje u nis me...

Veliaj padit në Prokurorinë e Tiranës: Procedimi ndaj meje u nis me identitet të rremë “Nesti Angoni” dhe “Nasta Pëllumbi”

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës me një kallëzim ku kërkon nisjen e hetimeve për falsifikim dokumentesh.

Në kallëzim, Veliaj pretendon se procedimi penal ndaj tij është bazuar në një dokument të nënshkruar nga një person i vetëquajtur “Nesti Angoni”, i cili sipas verifikimeve nuk figuron në regjistrat e gjendjes civile. Ai ngre gjithashtu dyshime edhe për një tjetër identitet të përdorur, “Nasta Pëllumbi”.

Sipas pretendimeve të tij, këto identitete të rreme janë përdorur për të iniciuar një proces hetimor ndaj tij, duke kërkuar që Prokuroria të identifikojë autorët realë të dokumentit dhe të hetojë përgjegjësitë penale përkatëse.

Veliaj kërkon gjithashtu regjistrimin e procedimit penal për veprën e “falsifikimit të dokumenteve” dhe verifikimin e çdo materiali që ka shërbyer si bazë për nisjen e hetimeve ndaj tij.

Në kallëzim theksohet se përdorimi i identiteteve të dyshuara të rreme mund të ketë ndikuar në nisjen e një procesi penal mbi baza të pavërteta, çështje që sipas tij duhet hetuar plotësisht nga organet e drejtësisë.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë