BallinaRajoni & BotaNATO “i tërheq veshin” Serbisë: Kujdes me bashkëpunimet për mbrojtjen!

NATO “i tërheq veshin” Serbisë: Kujdes me bashkëpunimet për mbrojtjen!

Publikuar më

spot_img

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker i dërgoi një mesazh të qartë Serbisë duke i kërkuar të shmangë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me partnerë të pasigurtë.

Për zyrtarin e lartë amerikan, e ardhmja strategjike e vendit duhet të jetë rreshtimi me Perëndimin. “Siguria varet nga zgjedhja e partnerëve të duhur,” shkroi Whitaker në X duke shtuar se këtë qëndrim ia përcolli presidentit serb, Aleksandar Vuçic gjatë takimit një ditë më parë në Beograd. Serbia, edhe katër vjet pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, nuk i është bashkuar sanksioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj Moskës dhe vazhdon lidhjet politike me përfaqësuesit e pushtetit rus.

Whitaker e vlerësoi rolin e Serbisë në stabilitetin rajonal dhe nënvizoi pritshmërinë për stërvitjen e përbashkët të Serbisë me NATO-n në maj. “Por isha i qartë: bashkëpunimi i Serbisë me partnerë të pasigurt në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë krijon varësi strategjike afatgjatë, e cila është e vështirë të çlirohet dhe ndërlikon bashkëpunimin e ardhshëm,” shtoi ai.

Agjencitë amerikane të inteligjencës, në raportin e tyre vjetor, paralajmërojnë se Ballkani Perëndimor mbetet një zonë e tensionuar politikisht dhe e ndikuar nga faktorë të jashtëm, duke përfshirë rolin destabilizues të Rusisë.

Raporti, i publikuar më 18 mars, theksonte se lufta në Ukrainë ka thelluar ndarjet mes Perëndimit dhe Moskës, duke reflektuar edhe në rajonin e Ballkanit, ku nënvizohej se Rusia “nxit paqëndrueshmëri mes Serbisë, të cilën e favorizon, dhe Kosovës”, si dhe mbështet përpjekjet për shkëputjen e entitetit Republika Sërpska nga Bosnja dhe Hercegovina.

Artikujt e fundit

EMRI/ Akuzohet për vjedhje dhe falsifikim të dokumenteve, kapet në Laç 26-vjeçari! Pritet ekstradimi në Spanjë

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Operacionalja 91”. Pjesëtar i...

Aksident në afërsi të Maliqit/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, lëndohen dy drejtuesit

Një aksident ka ndodhur në afërsi të Maliqit ku dy makina janë përplasur me...

Pentagoni shqyrton masa ndaj aleatëve të NATO-s, përfshirë pezullimin e Spanjës

Një email i brendshëm i Pentagonit ka paraqitur disa opsione për Shtetet e Bashkuara...

Plagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Kurbin, detajet e para

Një plagosje më armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Kurbin. I...

Më shumë