BallinaVendiAktualitetRaportimi për 2025-ën, Braho: SPAK rriti ndjeshëm nivelin e hetimeve dhe efektivitetin,...

Raportimi për 2025-ën, Braho: SPAK rriti ndjeshëm nivelin e hetimeve dhe efektivitetin, u kryen 871 procedime penale

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryetari i SPAK, Klodjan Braho po raporton sot numrat dhe arritjet e Prokurorsë së Posaçme për vitin e shkuar. Mes shifrave të shumta, ai vë në dukje një rritje të efektivitetit në hetim dhe vendimeve të gjykatës.

“Po ju paraqes një përmbledhje të raportit vjetor. Ky raportim është për 2025-ën, kur është drejtuar nga Z.Dumani, të cilin e falënderoj.

SPAK vitin e shkuar ka rritur volumin hetimor, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndjekjen e grupeve kriminale dhe zyrtarëve të lartë. Janë respektuar rekomandimet e Kuvendit dhe BE.

Gjatë këtij viti SPAK ka ndihmuar edhe në kuadër të raundit të 6-të të Këshillit të Europës.  Kemi hetuar 871 procedime penale, me një rritje prej 4.9 përqind nga viti i shkuar.

Në krahasim me vitin 2024 është thuajse dyfishuar ky raport. Efektiviteti në hetim është 294 çështje të reja dhe 216 çështje të mbyllura, me një rritje prej 2.7 përqind. Numërohen 294 procedime penale te reja, 216 hetime te përfunduara.

Krahasuar me vitin 2024 vendimet e gjykatës janë rritur lehtë. Ka pasur nivel të lartë të efektivitetit në fazën e gjykimit. Gjykata e Lartë ka marrë 59 vendime finale dhe një vendim është marrë nga Gjykata Kushtetuese.

Vendimet e fajësisë 87% të totalit, duke treguar nivelin e larte te efektivitetit te prokurorisë. Politika është udhëhequr nga proporcionaliteti dhe arresti me burg ka rënë me mbi 50 përqind si masë. Nga 434 persona në hetim, janë hetuar në burg 110 të arrestuar dhe 65 në mungesë”, tha mes të tjerash Braho.

Artikujt e fundit

I komunikohet akuza, Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

Hetuesit e BKH i kanë komunikuar sot akuzën e shkeljes së barazisë në tendera...

Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme

Deputeti socialist Erion Braçe thotë se do duhet të kthehet edhe një herë Bordi...

Marokenët pushtojnë qytetin spanjoll/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta

Kriza migratore në Ceuta ka marrë përmasa dramatike, me rreth 60 mijë persona që...

Netë tropikale dhe temperatura përvëluese, ja sa do të shënojë termometri në fundjavë dhe javën që vjen

Vala e të nxehtit vijon të mbajë nën ndikimin e saj vendin tonë, me...

Më shumë